
Presidenti Ilir Meta ka postuar një foto nga vizita që po bën në fshatin e tij në Skrapar. Kreu i shtetit jo vetëm që theu karantinën, por shkruan se ka shkuar edhe për ngushëllime në një familje. Specialistët e shëndetësisë kanë rekomanduar që në këtë kohë pandemi ndalohen vizitat dhe takimet për të parandaluar mundësinë e përhapjes së COVID-it. Megjithatë pavarësisht kësaj, Meta sot u nis për në Skrapar dhe po bën disa vizita në fshatin e tij.
"Në këto javë të veçanta edhe komuniteti i Çepanit humbi një nga drejtuesit më të shquar dhe me kontribute të mëdha për shumë dekada z.Servet Basho. Evidentimi prej Tij i kontributeve të jashtëzakonshme që kjo trevë dhe Çepani në veçanti dha gjatë Luftës Antifashiste, mbeten me shumë vlerë edhe për të ardhmen. Sot vizitova djalin e tij Isain, për t'i shprehur ngushëllimet e mia, por dhe mirënjohjen që ruan traditat më të mira të familjes së tij dhe mbarë këtij komuniteti patriot dhe punëdashës" shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Meta thyen karantinën dhe ikën në fshatin e lindjes për fundjavë dhe ngushëllime: Së shpejti në Blush (VIDEO)











