Tre ambasadorë të rinj në Tiranë, Meta u pranon Letrat Kredenciale (FOTO)

Tre ambasadorë të rinj në Tiranë, Meta u pranon Letrat Kredenciale (FOTO)

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka pranuar Letrat Kredenciale nga tre ambasadorët e rinj të Bullgarisë, Brazilit dhe Mbretërisë së Vendeve të Ulta.

Gjatë takimit me diplomatin bullgar, Momtchil Stoyanov Raytchevski, Meta vlerësoi lidhjet historike e kulturore si dhe marrëdhëniet shumë të mira e të bashkëpunimit midis dy vendeve.

Meta gjatë takimit me diplomatin bullgar, Momtchil Stoyanov Raytchevski

Meta, pranoi gjithashtu edhe Letrat Kredenciale nga Ambasadori i Brazilit, Francisco Carlos Ramalho de Carvalho Chagas.

Meta me ambasadorin e Brazilit, Francisco Carlos Ramalho de Carvalho Chagas

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi se këto marrëdhënie janë intensifikuar më shumë, si në nivel dypalësh ashtu edhe në atë shumëpalësh, veçanërisht pas hapjes së ambasadave në kryeqytetet respektive të të dy vendeve.

Së fundmi, Meta ka pranuar edhe letrat e ambasadores së re të Holandës, Guusje Korthals Altes.

Meta me ambasadoren e re të Holandës, Guusje Korthals Altes

Në fundmi, presidenti Meta shprehu besimin se, ashtu si gjatë vitit të shkuar, Holanda do të vijojë të mbetet në vendet e para në listën e investitorëve të mëdhenj strategjikë në Shqipëri.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 31/08/2018 17:28

    Holanda do te na ndihmoje me gej

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy