Meta, Presidenti i ri: Demokracia
dhe Shqipëria të parat për mua

Meta, Presidenti i ri: Demokracia<br />dhe Shqipëria të parat për mua
Ilir Meta është betuar si presidenti i 7-të Republikës së Shqipërisë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit pasditen e kësaj të hëne.

Meta u betua me dorën mbi Kushtetutë, ndërsa më pas u ekzekutua himni kombëtar.

Në fjalën përpara deputetëve dhe familjarëve të tij si bashkëshortja Monika Kryemadhi, dy vajzat dhe djali, Meta u shpreh se do ushtrojë detyrën e Presidentit në përputhje me Kushtetutën, ndërsa u zotua si garant i zbatimit të reformës në drejtësi dhe avancimit të reformave kushtetuese.

Kreu i ri i shtetit deklaroi se "demokracia dhe Shqipëria do jenë gjithnjë të parat për të".

"Në këto momente solemne, duke përcjellë falënderimet për Kuvendin e Shqipërisë që më zgjodhi në këtë detyrë kaq fisnike, më lejoni që t’ju dëshmoj solemnisht vullnetin tim të hekurt për të respektuar në gërmë dhe në frymë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për të përmbushur të gjitha përgjegjësitë e mija Kushtetuese në interesin më të mirë të vendit, të kombit dhe qytetarëve shqiptar, pa kursyer në asnjë çast përkushtimin që kërkon lartësia e detyrës; integritetin, drejtësinë dhe pa-anshmërinë.

Një vit më parë në këtë Kuvend, miratuam me konsensus të plotë ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi, e cila është vendimtare për të ardhmen europiane të vendit. 


Sot angazhohem edhe si President, për të mbështetur zbatimin e drejtë e transparent të kësaj reforme" , tha Presidenti i ri.

Meta iu referua edhe seancës së 28 prillit, kur u votua në Kuvend si president i ardhshëm. Meta tha se vendosi të kandidojë me mendje, por jo me zemër, ndërsa betimin si kryetar shteti e bën plotësisht me zemër. 

"Më 28 prill vendosa të kandidoja për President më shumë me mendje sesa me zemër sepse opozita nuk ishte këtu.

Por sot dua t'ju siguroj se betimin e kam bërë plotësisht me zemër dhe bindje të plotë se zgjedhja që bëra në atë moment dha kontributin e saj modest edhe për të evituar një krizë që vendi dhe e ardhmja e tij europiane nuk e meritonin"
, deklaroi presidenti i ri Ilir Meta në seancën e betimit të tij.

Në përfundim të fjalimit, Meta pati një shkëmbim duarsh me ish-kryetarin e PD, Sali Berisha, por jo me kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë mbërriti në seancën e Kuvendit rreth 6 minuta me vonëse. Megjithatë, këtë moment Rama dhe Meta do ta ruanin në Presidencë, pavarësisht se shtrëngimi i duarve ishte mjaft i ftohtë.

Ndonëse s'ishte e pranishme në zgjedhjen e Ilir Metës President, opozita mori pjesë në ceremoninë e betimit. 

Të pranishëm në seancë ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik si ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe ajo e BE, Romana Vlahutin si dhe krerë të institucioneve. 

Pas seancës së betimit në Kuvend, Meta iu drejtua Presidencës ku mori zyrtarisht detyrën nga Bujar Nishani. Ceremonia u shoqërua me 21 të shtëna me top. Monika Kryemadhi nuk e shoqëroi në ceremoni, siç edhe pritej, ndërsa Zonja e Parë do jetë vajza e madhe, Bora Meta. 





[gallery]23229[/gallery]
(Presidenti Ilir Meta dhe tre fëmijët e tij, Bora, Besar dhe Era)

Fjala e plotë e Presidentit të ri, Ilir Meta në presidencë

meta presidence
(Ilir Meta dhe Bujar Nishani gjatë ekzekutimit të himnit)
meta nishani presidence
(Odeta Nishani, Bujar Nishani dhe Ilir Meta)

[gallery]23228[/gallery]
Fjala e plotë e Presidentit të ri Ilir Meta gjatë seancës së betimit

[gallery]23227[/gallery]
Zhvillimet nga ceremonia e betimit të Ilir Metës

Ora 19:40 Rama i jep dorën Metës, Basha e Berisha largohen
Edhe pse e sforcuar, Edi Rama dhe Ilir Meta kanë pasur një shtrëngim duarsh me njëri-tjetrin në Presidencë, pas ceremonisë së marrjes së detyrës. 

Një veprim i tillë mungoi seancën e betimit të Metës në Kuvend. 

Nga ana tjetër, Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë larguar para kohe nga ceremonia, duke mos i dhënë dorën Presidentit të ri. 

Ora 19:35 Meta mban fjalimin si President
Ilir Meta ka mbajtur fjalimin e parë si kryetar shteti nga selia e Presidencës, ku u zhvillua ceremonia e marrjes së detyrës nga Bujar Nishani. 

Meta vlerësoi rolin e Nishanit në pesë vitet e ushtrimit të detyrës së tij si President. 

Ora 19:32 Dedja i dorëzon Kushtetutën Metës
Kreu i Gjykatës Kushtetuese i ka dorëzuar Kushtetutën e Shqipërisë Presidentit Ilir Meta, i cili është zotuar ta mbrojë dhe garantojë respektimin e saj.

Ora 19:30 Nishani i dorëzon detyrën, Meta zyrtarisht President, 21 të shtëna me top

VIDEO/Ceremonia për Presidentin e ri Ilir Meta



Ora 19:06 Vjen urimi i parë për Metën nga radhët e LSI
Menjëherë pas betimit të Ilir Metës si President i Shqipërisë vjen edhe urimi nga petrit Vasili.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, Vasali e konsideron ditën e sotme një “ditë të mirë për të gjithë”, dhe i ka uruar Metës punë të mbarë

Postimi i Vasilit në facebook:
Ilir Meta nga sot president, ditë e mirë për të gjithë.
Në krye të shtetit burri që di t'i dojë njerëzit e thjeshtë.
Urime dhe punë të mbarë!
vasili fb meta
  Postimi i Vasilit në facebook

Ora 19:05 Ilir Meta pa bashkëshorten në Presidencë, vajza Zonja e Parë

Ilir Meta ka ngjitur i vetëm shkallët e Presidencës për të marrë zyrtarisht detyrën nga Bujar Nishani. 
 
Ashtu siç edhe pritej, Meta nuk shoqërohej nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi e cila tashmë është e veshur me kostumin e liderit të LSI-së.

Nga ana tjetër, do jetë vajza, ajo e cila do të mbajë edhe statusin e Zonjës së Parë për të shoqëruar Presidentin e Shqipërisë në takimet zyrtar si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Ora 19:00 Ilir Meta mbërrin në Presidencë, takon Nishanin
Ilir Meta është pritur në zyrën e presidentit nga Bujar Nishani dhe bashkëshortja e tij, Odeta Nishani. 

Ora 18:50 Deputetët që bojkotuan betimin e Metës
Seanca e betimit të Ilir Metës në Kuvend është betuar nga disa deputetë. 

Ndër ligjvënësit të cilët nuk kanë marrë pjesë në seancë janë Tom Doshi, Erion Braçe, Ben Blushi, Mimoza Hafizi dhe Shpëtim Idrizi. 

Edhe një pjesë e deputetëve të PD nuk kanë qenë të pranishëm, ndërsa ajo që ra në sy është se nuk mori pjesë asnjë prej ministrave teknikë. 

Deputetët që s'morën pjesë në betimin e Metës
Tom Doshi

Erion Braçe

Ben Blushi

Mimoza Hafizi

Shpëtim Idrizi


Ora 18:30 Ilir Meta i drejtohet Presidencës për të marrë detyrën
Ilir Meta i është drejtuar selisë së Presidencës për të marrë zyrtarisht detyrën në një ceremoni shtetërore mjaft të veçantë. 

Ora 18: 25 Majko: Me krahë të lehta Metës, historitë e fushatës kanë mbaruar
"Me krahë të lehta Metës, historitë e fushatës kanë mbaruar". Kështu u shpreh ish-kryeministri socialist Pandeli Majko në mbyllje të seancës së bvetimit të Ilir Metës si President. 

I pyetur nëse PS do jetë dyshuese ndaj Presidencës së Metës, Majko tha se historitë e fushatës zgjedhore janë lënë pas. 

Z.Majko e uruat Metën?
Sigurisht, me krahë të lehta. 

Keni dyshime?
Jo, çfarë dyshimesh?

Keni shkëmbyer replika...
Këto mbyllen, hapim një histori tjetër. Sot është një ditë e veçantë. 

Ora 18: 25 Igli Cara: Këtu dolën të gjithë të fituar, edhe z.Basha
Deputeti i PD, Igli Cara, i cili nuk u kandidua nga Lulzim Basha në 25 qershor tha për Report Tv se të gjithë liderët e politikës kanë dalë të fituar. Sipas tij, i fituar është edhe Lulzim Basha. 

"Këtu dolën të gjithë të fituar. Rama qeverisi keq dhe fitoi mandatin e dytë, edhe z.Meta u bë President. Por i fituar është edhe z.Basha sepse u rizgjodh në krye të PD. I vetmi që ka humbur në katër vjet, është qytetari shqiptar. Liderët politikë kanë fituar". 

Ora 18: 20 Berisha: Ia bëra urimin, i uroj suksese në detyrë
Sali Berisha nuk ishte në Kuvend kur Ilir Meta u zgjodh President, por sot mori pjesë në seancën e betimit. 

Meta dhe Berisha shtrënguan duart pas seancës së jashtëzakonshme në Kuvend. Pas kësaj seance, Berisha u shpreh shkurtimisht për mediat se i uron suksese Metës.

"Ia bëra urimin. I uroj suksese në detyrë", u shpreh Berisha. 

Ora 18: 15 Meta dhe Berisha shtrëngojnë duart
meta president
(Meta dhe Berisha shtrënguan duart)


Ora 18:15 Opozita në Kuvend, Basha në Presidencë
Deputetët e Partisë Demokratike morën pjesë në ceremoninë e betimit në Kuvend të Ilir Metës si President i Republikës. 

Ndërsa kryetari i PD, Lulzim Basha do jetë i pranishëm gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës në Presidencë, ku Bujar Nishani do t'i kalojë stafetën e kryetarit të shtetit Ilir Metës. ​
vajzat e metes betimi
(Në foto dy vajzat e Ilir Metës Bora dhe Era dhe djali Besari)

zguri ajazi
(Kreu i SHISH Visho Ajazi Lika dhe ai i KQZ, Klement Zguri, gjatë betimit të Metës)

Ora 18:10 Ilir Meta betohet President i Republikës
Me dorën mbi Kushtetutë, Ilir Meta është betuar si President i Republikës. 

​Në fjalimin e tij të parë përpara ligjvënësve, Meta është shprehur se do ushtrojë detyrën në përputhje me Kushtetutën si dhe do të nxisë zbatimin e reformës në drejtësi. 


VIDEO/Betohet presidenti Ilir Meta
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë