Presidenti Ilir Meta me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, priti në takim Ambasadorin e ri të Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi, të cilin e uroi për detyrën e re.
Përmes rrjetit të tij social Facebook, Meta shkruan se ka bindjen se përpjekjet e ambasadorit të ri , do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet vendeve tona, sidomos në fushën ekonomike e tregtare, shpreha mirënjohjen për ndihmën e vyer teknike e financiare dhe programet zhvillimore të dhënë ndër vite nga Arabia Saudite për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.