Meta pret ambasadorin e ri të Pakistanit: Bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe të OKB-së, për paqen stabilitetin në botë me dobi për të dy vendet tona

Meta pret ambasadorin e ri të Pakistanit: Bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe të OKB-së, për paqen stabilitetin në botë me dobi për të dy vendet tona

Ambasadori i ri i Pakistanit Jauhar Saleem dhe presidenti Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Republikës Islamike të Pakistanit në Shqipëri (rezident në Romë), Jauhar Saleem, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta i uroi Ambasadorit Saleem suksese në misionin e tij diplomatik në Shqipëri dhe nënvizoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve miqësore dypalëshe në fushat me interes reciprok, veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik e tregtar dhe fushën e teknologjisë së informacionit, përmes përmirësimit e plotësimit të kuadrit ligjor mes dy vendeve.

"Bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe të OKB-së, për paqen e qëndrueshme, sigurinë dhe stabilitetin në botë, mbetet një fushë e rëndësishme, me dobi për të dy vendet tona", - nënvizoi Presidenti Meta.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)