Meta pret Drejtorin e Agjencisë së
Kuvajtit KUNA: Përforcojmë lidhjet

TIRANË - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Lajmeve të Kuvajtit KUNA, Sheikh Mubarak Al-Duaij Al-Sabah, kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Sheikh Mubarakh Al-Deaj Al – Sabah në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Shqipëri.

Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kuvajtit si dhe lidhjet e forta kulturore mes dy popujve, Meta shprehu mirënjohjen për punën e vazhdueshme të Agjencisë KUNA në promovimin e Shqipërisë dhe potencialeve të saj pranë publikut Kuvajtian dhe më gjerë në rajon.

Në këtë drejtim Meta theksoi se Kuvendi mbështet bashkëpunimin e ngushtë mes Agjencisë Telegrafike Shqiptare dhe Agjencisë së Lajmeve të Kuvajtit duke nënvizuar se forcimi i mëtejshëm i këtij bashkëpunimi si dhe mbulimi sa më i gjerë reciprok mediatik i përforcon lidhjet e forta mes dy popujve, veçanërisht në fushën e investimeve dhe turizmit.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Lajmeve të Kuvajtit KUNA, Sheikh Mubarak Al-Duaij Al-Sabah shprehu kënaqësinë e vizitës së tij në Shqipëri dhe duke vlerësuar lidhjet e fuqishme me ATSH, e siguroi Meta se KUNA mbetet e angazhuar ta sjellë Shqipërinë edhe më afër syrit kuvajtian dhe më pranë publikut të vendeve të Gjirit Persik. Në këtë drejtim, duke vënë në dukje edhe hapin pozitiv të heqjes së vizave mes dy shteteve, Sheikh Mubarak Al-Duaij theksoi se turizmi përfaqëson potenciale të veçanta në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.

Gjatë kësaj vizite në Kuvend, Sheikh Mubarak Al-Duaij Al-Sabah shoqërohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare Gëzim Podgorica.
meta
meta
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti