Meta pret kampionët e atletikës
Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti në një takim kampionët e atletikës, Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj, si edhe ish-atleten e mirënjohur Klodiana Shala.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti në një takim kampionët e atletikës, Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj, si edhe ish-atleten e mirënjohur Klodiana Shala.
Gjatë këtij takimi Meta i përgëzoi sportistët për arritjet e tyre vetjake në sport, duke u shprehur se fitoret e tyre kanë afruar krenari për të gjithë duke mundësuar ngritjen në podiumet ndërkombëtare të flamurit shqiptar.
Meta tha se është shumë e nevojshme që shteti shqiptar të afrojë një mbështetje gjithmonë e më të madhe ndaj atletikës dhe sportit në përgjithësi dhe në veçanti, ndaj sportistëve elitarë.
Kryetari i Kuvendit theksoi se shteti duhet të jetë më i vëmendshëm ndaj këtyre historive të suksesit, por edhe përgatitjes në vite të këtyre historive të suksesit, që janë modelet e duhur për t’u ndjekur nga rinia dhe shoqëria shqiptare.
“Për të mbërritur aty ku jeni ju nevojiten vite të tëra sakrificash dhe vetëmohimi. Pakkush mund ta bëjë një gjë të tillë, nevojitet edhe talenti juaj, edhe përkushtimi juaj, por dhe mbështetja e fortë e shtetit, morale dhe financiare dhe e gjithë shoqërisë në të gjitha format dhe në të gjitha mënyrat”, tha Meta.
Nga ana e tyre, sportistët e falënderuan Kryetarin e Kuvendit, Meta për vëmendjen që ai tregon ndaj sportit dhe mbështetjes së sportistëve, duke shtuar se ndihen krenarë që kanë arritur të marrin këto rezultate mjaft të larta në arenën ndërkombëtare.
Në prag të aktiviteteve të rëndësishme ndërkombëtare, dy atletët, Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj, thanë se po nisnin punën përgatitore për të arritur formën e tyre maksimale në prag të garave të radhës ndërkombëtare. Të dy ata shprehën besimin e tyre në arritjen e rezultateve të larta dhe të qëndrueshme.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
39%
-
Të gabuar
55.4%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 6014
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përmbytjet në Vlorë/ Rënia e gurëve dëmton 2 banesa në zonën e Kalasë! Banorët: Jemi në qiell të hapur
5 Tetor, 10:52
-
VIDEO/ Valencia pa identitet, prek fundin në La Liga! Marseille ndalet në shtëpi 1-1 në ligën franceze, fiton Augsburg
5 Tetor, 10:46
-
Përmbytjet në Vlorë, Vengu: Situata është përmirësuar pas ndërprejes së reshjeve! Kemi stakuar energjinë elektrike në disa zona
5 Tetor, 10:33
-
Përmbytjet në Vlorë, flet kryebashkiaku Dredha: Do bëjmë bilancin, dëmshpërblim për qytetarët që iu janë dëmtuar banesat
5 Tetor, 10:23
-
GOLAT/ Napoli kalon 3-1 Comon dhe shkëputet në krye të Serie A, Verona ‘përmbyt’ Venezian
5 Tetor, 10:03
-
Azili në Tiranë përfshihet nga flakët, 4 të moshuar në spital! Policia ndihmoi në evakuimin e banorëve! VIDEO
5 Tetor, 09:50
-
VIDEO/ Përmbytjet në Vlorë, shihni si dherat kanë bllokuar bypassin e ri drejt Orikumit! I pakalueshëm! Investimi 56 mln euro u inaugurua 2 vite më parë! Punimet u kryen nga Gener 2
5 Tetor, 09:43
-
'Tornado' E kërkonte Italia, operacionalet arrestojnë në Durrës 41 vjeçarin e akuzuar për trafik droge
5 Tetor, 09:30
-
Përmbytjet shkatërrojnë bizneset në Vlorë, pronari i një farmacie: 100 mijë euro dëm, uji arriti gjysmë metri! Biznesmenët: Shteti të marrë masa
5 Tetor, 09:28
-
Maldin Kaçurri ftohet për herë të parë, Shqipëria U-21 luan në 'Air Albania' ndaj Armenisë! Trajneri Bushi publikon listën
5 Tetor, 09:21
-
Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve
5 Tetor, 09:10
-
Gazetari i Report Tv raporton situatën pas përmbytjeve në Vlorë: Pritet bilanci i dëmeve, disa lagje ende pa energji elektrike
5 Tetor, 08:49