Meta pret Kampionin e Europës, dekoron peshëngritësin Briken Calja me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Meta pret Kampionin e Europës, dekoron peshëngritësin Briken Calja me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe peshëngritësi Briken Calja

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar peshëngritësin Briken Calja me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin për rezultatet e shkëlqyera si ‘Kampion i Europës’ në sportin e Peshëngritjes, duke shpalosur vlera të larta të një sportisti të talentuar e të sukseshëm në arenën kombëtare e ndërkombëtare”.

Gjatë një ceremonie solemne të organizuar në Shtërmen, vendlindjen e peshëngritësit, Presidenti i Republikës Meta u shpreh se ndihet i kënaquar që po nderon një nga talentet e shquar të sportit të peshëngritjes, i cili ka fituar 3 medalje të Arta dhe duke i dhënë titullin historik Kombit shqiptar.

Kam kënaqësinë e veçantë të nderoj një nga sportistët e shquar në sportin e peshëngritjes, Briken Calja, Kampionin e Europës dhe fituesin e tre medaljeve të Arta. Brikeni u shpall kampioni më i ri i Europës në peshëngritje, pasi shkëlqeu në turneun e Bukureshtit. Tre medalje të arta erdhën vetëm nga sportisti ynë, kampion i trefishtë kontinental dhe rezultat historik për vendin tonë. Peshëngritësi nga Shtërmeni që mban titullin Kampion i Europës ka një kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm për rezultatet e larta sportive, si në nivel kombëtar ashtu dhe ndërkombëtar, por mbi të gjitha ka vlera dhe merita të paçmuara në lartësimin e identitetit dhe promovimin e imazhit tonë kombëtar.

Ilir Meta, Presidenti i Republikës

Ndërsa  i ka vlerësuar lart arritjet e peshëngritësit shqiptar, Presidenti Meta është shprehur se vlerësim i dhënë do të jetë një motivim i madh për të rinjtë e tjerë dhe ecurinë  e tij të mëtejshme në karrierën sportive, duke konkuruar në gara të rëndësishme ndërkombëtare.

 Jam i sigurtë se ky vlerësim i sotëm, do të jetë një motivim akoma më i madh për karrierën sportive të Brikenit, në arritjen e rezultateve të larta në gara të tjera të rëndësishme ndërkombëtare. Sportistë të kalibrit të Brikenit na lumturojnë dhe na nderojnë të gjithëve. Shembulli i punës dhe suksesit të Briken Caljes është një burim frymëzimi, sidomos për të rinjtë e sotëm.Titulli “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” që i akordohet sot peshëngritësit Briken Calja është një vlerësim i punës, sakrificave, rezultateve dhe respektit, që karakterizon Brikenin dhe që janë një pasqyrë reflektimi e frymëzimi për të gjithë sportistët tanë, përgjatë rrugës së mundimshme, të lodhshme e të vështirë, por edhe të sukseshme të sportit të Peshëngritjes, është shprehur presidenti Meta.

Nga ana e tij edhe, peshëngritësi Briken Calja, ka falenderuar Presidentin Meta duke thënë se ky vlerëmim i dhënë ai i takon së pari sportit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gasper qerratai: 07/12/2018 15:12

    i vjen fundi kokdaulles po jep titujt e funit

    Përgjigju
  • Dopingu: 07/12/2018 14:57

    Sa mire, por..se mos na e nxjerrin pas ca muajsh qe ka perdorur substanca te ndaluara sic ndodh gjithmone!? Sukse!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen