Meta pret në Presidencë deputeten shqiptare të Kroacisë: Kanë mbështetjen time për çdo bashkëpunim
Meta dhe deputetja shqiptare në Kroaci
Kreu i shtetit Ilir Meta, përmes një postimi në rrjete sociale njofton se ka takuar deputeten shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermine Lekaj Prljaskaj.
Presidenti Meta shprehet se pati një takim të përzemërt si dhe e përgëzoi për përpjekjet e forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.
“Vizita e tyre në Shqipëri për bashkëpunim mes Durrësit e Rijekës dhe Beratit e Bjellovarit, si dhe për marrëveshje e shkëmbime mes universiteteve kanë plotësisht mbështetjen time.” shkruan Meta.
Postimi i plotë i Metës
Pata një takim shumë të përzemërt me deputeten shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, zonjën Ermine Lekaj Prljaskaj dhe delegacionin, që e shoqëronte.
I përgëzova për përpjekjet e tyre në forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kroacisë, për përfaqësimin dinjitoz të komunitetit të rëndësishëm shqiptar në Kroaci, kontributi i të cilit, si në luftën për pavarësinë e Kroacisë, ashtu edhe gjatë viteve të fundit, mbetet një garanci e fortë e marrëdhënieve të shkëlqyera historike, kulturore, politike dhe njerëzore mes dy popujve dhe vendeve tona.
Vizita e tyre në Shqipëri për bashkëpunim mes Durrësit e Rijekës dhe Beratit e Bjellovarit, si dhe për marrëveshje e shkëmbime mes universiteteve kanë plotësisht mbështetjen time.
E përgëzova Konsullin e ri të Nderit të Shqipërisë në Prefekturën e Rijekës, z.Bashkim Enesi dhe e mbështeta angazhimin e tij serioz në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat, veçanërisht atë ekonomiko-tregtare, nxitjen e investimeve kroate në vendin tonë, kulturë, arsim, sport dhe turizëm.
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.6%
-
Të gabuar
28.2%
-
Nuk e di
12.2%
Vota total: 2081
Lajme të tjera
-
Meta prezanton kandidaten e koalicionit për Përrenjasin: Rama përfaqëson parti uzurpatore, më 14 maj i japim mësimin! Rikthehet llogaridhënia
26 Mars, 12:30
-
Miratohen listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë të koalicionit opozitar në 61 bashki! Berisha merr ‘pjesën e luanit’, 240 pozicione për Metën
25 Mars, 21:54
-
Media ndërkombëtare shkrim për Kryemadhin: Skandalet e shumta të ish Zonjës së Parë
25 Mars, 17:05
-
Zgjedhjet vendore, Meta takim me qytetarët e Tiranës: Kostoja e jetesës e papërballueshme, më 14 maj fillon ndryshimi
25 Mars, 10:51
-
Ilir Meta feston sot ditëlindjen, poston foton e veçantë më të ëmën
24 Mars, 13:12
-
Meta i bashkohet tryezës kundër dhunës ndaj grave në Shqipëri: Të bëjmë politika për parandalimin e saj! Qeveria nuk ka prioritet forcimin e familjes
24 Mars, 11:34
-
Iftari i parë i muajit të shenjtë të ‘Ramazanit’ bën bashkë përfaqësuesit politikë! Meta, Alibeaj në tavolinë me Veliajn dhe Ballën! E pranishme edhe Kim
23 Mars, 20:28
-
Ylli Pata: “45 ditët e ferrit”, sulme e skandale deri më 14 maj
23 Mars, 19:29
-
Meta takim me pensionistët: Qeveria ju shpërfill, ne do bëjmë çdo gjë që të dyfishohen pensionet
23 Mars, 10:28
-
Copëtimi i PD dhe Meta ‘fituesi’ i madh, më 2025 ‘pasardhës’ i Berishës?!
21 Mars, 20:05
-
Modeli politik i Giorgia Melonit; një shtysë për opozitën shqiptare
21 Mars, 19:51
-
Berisha do futet në zgjedhje nën logon e Metës, Fatos Klosi në Report Tv: U afrua me të se mbeti pa gjë, të kishte krijuar një parti të re
20 Mars, 14:53