Meta thërret Ahmetajn për ta informuar mbi planin për koronavirusin: Do mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Meta thërret Ahmetajn për ta informuar mbi planin për koronavirusin: Do mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

TIRANE-Presidenti i Republikës Ilir Meta do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare mbi gjendjen e krijuar në vend nga koronavirusi. Kreu i shtetit thërriti sot në një takim në Presidencë ministrin për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, të ngarkuar nga qeveria edhe për  koordinimin  dhe  drejtimin  e  punës, ndërmjet ministrive dhe institucioneve, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga pandemia globale COVID-19. Meta shkruan se u njoh me planin e qeverisë për përballimin e pasojave të pandemisë, ndërsa thotë se bashkëpunimi do të na japë të gjithëve fuqinë e duhur pozitive për ta fituar këtë sfidë.

"Sot në mbrëmje prita me kërkesën time, ministrin e Shtetit për Rindërtimin, z.Arben Ahmetaj, të ngarkuar nga Qeveria edhe për koordinimin dhe drejtimin e punës, ndërmjet ministrive dhe institucioneve, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga pandemia globale COVID19. U njoha nga ministri Ahmetaj për masat e marra nga Qeveria për përballimin e kësaj situate kritike, si dhe diskutuam mbi mundësinë e mbledhjes në një kohë sa më të afërt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Bashkëpunimi, gjithëpërfshirja, humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar do të na japë të gjithëve fuqinë e duhur pozitive për ta fituar këtë sfidë" shkruan Meta.

Qeveria dhe Presidenca kanë ulur 'armët' dhe tonet nga momenti që koronavirusi mbërtheu edhe Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme e falenderoi publikisht Ilir Metën për mesazhet që ka përcjellë në këto ditë të vështirë, ndërsa kreu i shtetit përshëndeti paketën social-ekonomike të qeverisë për përballimin e pasojave nga koronavirusi.

1584728633_metaahmetaj.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 21/03/2020 01:57

    Dy super hajdutet e vendit, tradhetare te kombit

    Përgjigju
  • A. N.: 20/03/2020 23:45

    Nje duet ekspertesh se si te koordidojne plackitjet e metejshme te vendit.

    Përgjigju
  • Faik: 20/03/2020 23:05

    U Takuan DY HAJDUTËT dhe DY P***MOTRAT bashkë , që VJEDHJEN , GRABITJEN dhe PLAÇKITJEN e SHTETIT e kanë PROGRAM Personal dhe Familjar!!! VAFSHI në DJALLLLLLLLLL dhe në FERRRRRRRRRRR që të DY ju HIENA dhe SHUSHUNJA !!!! LARG DUART E ZEZA të Arben Ahmetaj dhe Like HAJDUTIT nga Çepani i Skraptit nga PARATË e TAKSA PAGUESVE HALLEXHINJË SHQIPTARË PA ÇATI mbi KOKË dhe PA VAKTET e USHQIMIT !! RROFTË SHQIPËRIA dhe SHQIPTARËT e NDERSHËM kudo në BOTË !!! VDEKJE HAJDUTËVE dhe P***MOTRAVE të Politikës 30 Vjeçare .

    Përgjigju
  • Xoni: 20/03/2020 22:06

    Nje hale therret halen tjeter....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë