Rama e falenderoi publikisht, Meta: Përshëndes paketën e qeverisë! Shkurtohet paga ime dhe e zyrtarëve të Presidencës

TIRANE-Koronavirusi bashkon në një front të vetëm Presidentin Ilir Meta dhe qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama. I pari ishte kreu i qeverisë që e falenderoi për mesazhet që ka dhënë kreu i shtetit në këto ditë të vështira. I menjëhershëm ishte reagimi nga Presidenca, Ilir Meta ia ktheu në të njëjtën mënyrë vlerësimin, duke përshëndetur paketën që bëri publike qeveria. E ndërsa Edi Rama tha se nuk ia përgjysmoi pagën për të shmangur keqkuptimet, Ilir Meta njoftoi se paga e tij, por edhe e zyrtarëve të Presidencës që janë solidarizuar më emergjencën do të shkurtohet sipas planit të bërë publik.

"Përshëndes mbështetjen financiare të bërë publike nga Kryeministri. Ftoj Qeverinë të përcaktojë sa më parë kriteret e ndihmës për biznesin dhe familjet më në nevojë. Inkurajoj gjithashtu konsultimin me grupet e interesit për të bërë transparente detajimin e fondeve, për t'u dhënë përgjigje të menjëhershme nevojave emergjente të qytetarëve. Sa i përket trajtimit financiar të Presidentit të Republikës, ai do të shkurtohet në të njëjtën mënyrë, si dhe për zyrtarët e lartë të shtetit, të parashikuar në planin e bërë publik.

Po kështu Institucioni i Presidentit të Republikës është solidarizuar me shkurtimin e fondit të buxhetit vjetor në interes të riadresimit të tyre, në mbështetje të shëndetësisë dhe sektorëve të vijës së parë në këtë përballje me pandeminë globale të COVID 19. Bashkëpunimi, gjithëpërfshirja, humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar do të na japë të gjithëve fuqinë e duhur pozitive për ta fituar këtë sfidë, duke mundur frikën, me besimin e palëkundur te e ardhmja dhe në Zot" thote Meta.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ROMA: 20/03/2020 15:55

    PERSHENDETJE SHQIPERIS PAK LLAFE DHE ME SHUME PUNE,BRAVO LIRO BRAVO RAMA.

    Përgjigju
  • Alrin: 20/03/2020 14:01

    Ne qofte se bashkohen si ne kohen e Skenderbeut te gjith bashke ne nje mendje per te miren e popullit shqipetar do te ja dalim. Forca ALBANIA.

    Përgjigju
  • gasper: 20/03/2020 13:00

    po kjo ishteee lojaaa .. te gjithe politikanet nje fytyre kan ...bisht qeni do mbetesh o like , sado qe mundohesh te mbeshtillesh me lekuren e deles fytyra jote prej ujku do dale . populli te njeh qe prej 30 vitesh .

    Përgjigju
  • F-35: 20/03/2020 08:45

    Pertej te gjithave, mendoj reagimi i Metes pas publikimit te paketes se Qeverise, eshte korrekt dhe i duhuri. Kur te jemi ne kushte normale, askush nuk do te na pengoje te vazhdojme avazin me Meten, Ramen, Lulin etj.

    Përgjigju
  • Ana: 20/03/2020 07:33

    Po ta dhuroni nga nje pag te gjith politikanet nuk esht ndonje humbje se po qelbeni nga leket u keput presidenti me gjysem page.

    Përgjigju
  • Iris: 20/03/2020 03:32

    I pershendes dhe I vleresoj veprimet dhe fjalet e z.Meta ne kete rast.

    Përgjigju
  • Tan: 20/03/2020 00:56

    Hajt tani bohuni shok prap e vidhni naj gjo se u erdhi rasti.pfffff

    Përgjigju
  • mali: 20/03/2020 00:43

    TI s'duhej te ishe fare president mor qen,mor shkerdhate..

    Përgjigju
  • O hajdut: 19/03/2020 22:49

    Po ku ke neboj ti per kacidhet e troges ti posedon Lingota Floriri

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 19/03/2020 21:39

    Kjo do te thote se neve te tjereve mund te na paguaje nga nje gjysem page!!

    Përgjigju
    • Emigranti: 19/03/2020 23:29

      Po thuaj beteqaves sepse ne ketej po punojme dhe ju nuk e dini fare se ca behet. Mos u ankoni kaq shume se nuk po thyheni ne taksa duke paguar dhe eshte kapitalizem. Mjaft u treguat mosmirenjohes ndaj cdo gjeje e mire qe behet por perdorni fjalet FALEMINDERIT se eshte me hak. Punoni me shume qe keni me shume. Hajdeni ketu ku jam une ( Kanada) dhe shifeni piçken e mizes se ça do te thote e gjithe kjo.

  • Da e forte kjo ?: 19/03/2020 20:49

    Ngaqe je i ngopur ! Mund ta fakesh te gjithe Pagen ! Por USA dhe Evropa do te dhuroje per Ditelindjen ne Rec te Shkodres Dreken.. Duro se edhe delja ne hender kujtonte kure e hengri Ujku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki