TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim Ambasadoren e re të Kubës në Shqipëri.

Referuar njoftimit zyrtar nga presidenca, në takim është vënë theksi të bashkëpunimi mes dy vendeve.

"Me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, prita në takim Ambasadoren e re të Kubës në Shqipëri, Sh.S.Znj. Caridad Yamira Cueta Milian.
Theksuam interesin e përbashkët për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, përmes nxitjes së bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, turizmit dhe kulturës",
shkruan Meta.