Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka takuar sot ambasadorin e ri të prezencës së OSBE në Tiranë, Guido De Sanctis.
Meta shkruan se kanë diskutuar në lidhje me realizimin me një standard të ri të zgjedhjeve të 14 Majit. Ai thekson se ka ndarë katër shqetësime me De Sanctis.
“Në veçanti e njoha me të gjitha projektligjet e Partisë së Lirisë, të cilat janë bllokuar me arrgoancë nga mazhoranca, në kundërshtim me rregulloren dhe procedurat e Parlamentit”, shkruan Meta.
Mirëprita në një takim ditën e sotme, Ambasadorin e ri të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasador Guido De Sanctis.
“Diskutuam gjerësisht për realizimin me një standard të lartë të zgjedhjeve të 14 Majit, si moment politik shumë i rëndësishëm për vendin.
Ndava me Ambasadorin De Sanctis:
Shqetësimet lidhur me situatën parazgjedhore e në mënyrë të veçantë mbi presionet dhe shpërdorimin e administratës publike në funksion të qëllimeve elektorale të qeverisë.
Ecurinë shumë problematike të Reformës Zgjedhore, e në veçanti të punës së Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili për shkak të vullnetit negativ të mazhorancës nuk po adreson çështjet thelbësore që kanë dëmtuar rëndë standardin e zgjedhjeve.
Bllokimin e paligjshëm të regjistrimit të PD-së për shkak të kapjes së gjykatave nga kryeministri.
Uzurpimin e veprimtarisë së Parlamentit për shkak të akteve antikushtetuese të maxhorancës duke penguar komisionet hetimore, interpelancat, debatin parlamentar, pra kontrollin dhe llogaridhënien nga Parlamenti.
Në veçanti e njoha me të gjitha projektligjet e Partisë së Lirisë, të cilat janë bllokuar me arrogancë nga mazhoranca, në kundërshtim me rregulloren dhe procedurat e Parlamentit.”- shkroi Meta.
Lajmi do të përditësohet...