Meta pret në zyrë ambasadorin e OSBE-së dhe BE-së: I informova rreth problematikave që lidhen me procesin zgjedhor

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorin e OSBE-së Vincenzo Del Monaco dhe ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca.

Kreu i shtetit thekson se i ka informuar dy ambasadorët në lidhje me problematikat që mund të hasen në zgjedhje, duke shtuar se çdi individ që do të përfshihet në skemat e krimit zgjedhor do të ndëshkohet.

‘Thirra këto ditë në takime të veçanta Ambasadorët e OSBE dhe BE në Tiranë, Sh.T.Z Vincenzo Del Monaco dhe Sh.T.Z Luigi Soreca. I informova rreth takimit, që zhvillova me shoqërinë civile për problematikat, që lidhen me procesin zgjedhor, përfshirë shtyrjen e afatit të kartave të identitetit dhe mundësimin e votimit për shtetasit e prekur nga COVID-19.  Theksova se do të ketë zero tolerancë ndaj çdo tentative për intimidimin, presionin dhe pengimin e pjesëmarrjes masive në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Çdo individ, që do të përfshihet në skema të krimit zgjedhor, do të ndëshkohet me forcën më të rreptë të ligjit. Vlerësova mesazhin e qartë të Bashkimit Europian se autorët e dosjeve 184 dhe 339 nuk do të amnistohen, njësoj siç nuk do të amnistohet askush tjetër, që do të guxojë të prekë votën e lirë më 25 prill. Zgjedhjet e 25 prillit do të vendosin për fatet e Shqipërisë dhe të ardhmen e saj të pakthyeshme europiane.’- tha Meta.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot