Meta me studentët e profesorët amerikanë: Të vendosur për të forcuar partneritetin me SHBA

Meta me studentët e profesorët amerikanë: Të vendosur për të forcuar partneritetin me SHBA

Presidenti, Ilir Meta me një grup studentësh dhe profesorësh amerikanë, me të cilët ka zhvilluar një bisedë.

Presidenti i vendit, Ilir Meta këtë të shtunë ka pritur në Presidencë një grup studentësh dhe profesorësh amerikanë, me të cilët ka zhvilluar një bisedë.

Gjatë bashkëbisedimit kreu i shtetit, theksoi rëndësinë që ka për Shqipërinë, aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partnerin dhe aleatin strategjik të vendit tonë dhe kombit shqiptar.

Në këtë takim, kreu i shtetit u shpreh se Shqipëria është e vendosur për të forcuar edhe më tej partneritetin e saj strategjik me SHBA-të.

Shqipëria dhe kombi shqiptar do t’i jenë përherë mirënjohës SHBA-ve. Shqipëria është një vend shumë i bukur dhe ndjej kënaqësi tek shoh kaq shumë energji pozitive mes jush, rinisë amerikane, për ta njohur vendin tonë.

 Presidenti, Ilir Meta

Në vijim, Meta u kërkoi studentëve amerikanë që të ndajnë eksperiencën e tyre të vizitës në Shqipëri me bashkëmoshatarët e tyre. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

125 vjetori i lindjes së Lasgush Poradecit, ja letra e dashurisë që poeti i dërgonte gruas së tij

125 vjetori i lindjes së Lasgush Poradecit, ja letra e dashurisë që poeti i dërgonte gruas së tij