Meta pret OSBE: Konsensus në
KQZ, mazhoranca të reflektojë
“Integriteti i KQZ është cënuar në mënyrë të dhunshme dhe të padrejtë nga ana e mazhorancës aktuale, ndaj është e rëndësishme që të rivendoset konsensusi dhe besimi duke i rikthyer legjitimitetin këtij institucioni”. Kështu u shpreh kreu i LSI, Ilir Meta, gjatë një takimi me përfaqësues të delegacionit të OSBE-së në Shqipëri.
TIRANE- “Integriteti i
KQZ është cënuar në mënyrë të dhunshme dhe të padrejtë nga ana e mazhorancës aktuale, ndaj është e rëndësishme që të rivendoset konsensusi dhe besimi duke i rikthyer legjitimitetin këtij institucioni”. Kështu u shpreh kreu i LSI gjatë ceremonisë së pritjes së delegacionit të
OSBE-së në Shqipëri.
Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, përbëhej nga Roberto Battelli, Përfaqësues i Posaçëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Evropën Juglindore, i caktuar nga Kryetari i Radhës së OSBE-së, si Koordinator Special i misionit të vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së, si dhe Ambasadori Andreas Nothelle, Drejtor i Zyrës Ndërlidhëse të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, në Vjenë.
Fokusi i diskutimit në këtë takim ishte situata parazgjedhore në Shqipëri.
Meta shprehu angazhimin e LSI-së që Shqipëria të ketë standardet më të larta në këto zgjedhje, pasi sipas tij ato janë tepër të rëndësishme, jo vetëm për stabilitetin e vendit, por edhe për integrimin e vendit dhe njëkohësisht për të ecur më shpejt në rrugën e progresit ekonomik dhe të punësimit, që janë shqetësimet kryesore të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Duke diskutuar mbi situatën e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Meta tha se “i takon mazhorancës të tregojë reflektim, të tregojë përgjegjshmëri në këtë drejtim”, ndërkohë që “ai garantoi delegacionin e OSBE-së, se opozita shqiptare është e gatshme të kontribuojë në këtë drejtim”.
Ndërkaq, përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, theksuan rëndësinë e zgjedhjeve të 23 qershorit për vendin.
Sipas përfaqësuesve të delegacionit të OSBE-së “plotësimi i standardeve më të larta në këto zgjedhje është një mundësi e artë që Shqipëria të avancojë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, duke treguar në këtë mënyrë funksionim të institucioneve demokratike në vend".
Roberto Battelli dhe Andreas Nothelle, garantuan edhe një herë mbështetjen e OSBE-së për të ndihmuar Shqipërinë gjatë gjithë këtij procesi zgjedhor.
Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë qëndroi në Tiranë në datat 23 dhe 24 maj, dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me drejtues institucionesh dhe liderë të forcave politike në vend.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
30.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3568
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44