TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka.
Kreu i Shtetit vlerësoi vizitën e tretë të Sobotka në Tiranë, si përfaqësues i një vendi mik që ka vendosur një gurthemel të rëndësishëm në historinë e shtetit shqiptar.
Siç njofton zyra e shtypit, residenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen tradicionale të Austrisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, si dhe e falenderoi për përkrahjen që vendi i tij jep për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjithashtu Kreu i Shtetit e falenderoi Sobotka për kontributin e Austrisë në ndihmë të qytetarëve shqiptarë që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Presidenti Meta mirëpriti programin dypalësh për shkëmbimin e praktikave të punës mes dy parlamenteve, duke uruar që shembulli austriak të reflektohet sa më shpejt në punën e institucionit homolog shqiptar.
Komente

