Kryetari i LSI-së Ilir Meta prezantoi dje kandidatin e mazhorancës për zgjedhjet vendore të 21 qershorit për Bashkinë e Selenicës, Kasem Cenaj. Meta u shpreh i bindur se banorët e kësaj zone do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur duke votuar kandidatin e së majtës, premtoi se qeveria do të të ketë investime konkrete në këtë zonë si në bujqësi, ashtu dhe blegtori.

Kryeparlamentari ka uruar dje gjatë takimit edhe 9 majin, ditën e fitores kundër fashizmit duke ironizuar opozitën për faktin se përballë i ka vendosur një kandidat të Ballit Kombëtar. "Gëzuar 9 Majin ditën e fitores mbi fashizmin.

Ne kemi shumë arsye për të festuar më 9 maj, veçanërisht populli i Vlorës dhe i Labërisë, sepse sot feston e gjithë Europa. Na vjen keq që Partia Demokratike na ka vënë përpara një kandidat nga Balli Kombëtar më 21 qershor, megjithatë kjo është një e drejtë e tyre, s’ka asnjë problem”, ironizoi Meta.



(v.gj/shqiptarja.com)

Lajmi u publikua sot(10.05.2015) në gazetën Shqiptarja.com(print)