Kreu i Partisë së Lirisë ka prezantuar sot këshilltarin e tij të ri për sportet. Dhe do të jetë gazetari i njohur i sportit Lirim Zalla. Në një videomesazh të ndarë në rrjetet social, Meta shprehet se do të mbështesi sportisët dhe i inkurajon të gjithë të merren me sport. Në sfond duket televizori i lënë tek një nga fjalimet e Berishës nga dritarja.
'Nga sot gazetari i njohur dhe miku im i hershëm, Lirim Zalla është këshilltari im special për sportet dhe na bashkohet në mbështetjen e këtij prioriteti të jashtëzakonshëm për Partinë e Lirisë, por edhe për mua si Ilir Meta. Unë i dua shumë sportistët, i kam thënë edhe Lirimit edhe gjithë të tjerëve, sepse kur isha i ri doja të bëhesha kampion, por nuk u bëra dot dhe e di se sa e vështirë është të bëhesh kampion. Bashkë me Lirimin do mbështesim jo vetëm kampionët por do të vijojmë që gjithë fëmijët dhe të rinjtë të rriten me dashuri për sportin dhe të ushtrohen në të, siç bën edhe Sotir Qirjaqi që e takova pak minuta më parë në një moshë shumë të madhe plot energji çdo ditë. Sepse sporti nuk është vetëm krenari kombëtare kur arrihen majat, por sporti është edhe shëndet për të gjithë.', shprehet Meta në videomesazh.