Meta pritet në takim nga kryeministri i Hungarisë: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE

HUNGARI- Presidenti Ilir Meta është pritur në një takim nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Ky takim është zhvilluar në kuadër të vizitës zyrtare të presidentit në Hungari. Ilir Meta bën me dije se ka falënderuar kryeministrin Orban për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE.

Ndër të tjera Meta bën me dije se gjatë takimit është diskutuar mbi marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, duke theksuar domosdoshmërinë e e fluturimeve nëpërmjet linjës ajrore direkte mes dy kryeqyteteve.

Sipas Metës që pas hapjes së Dhomës së Tregtisë së Hungarisë në Tiranë, bashkëpunimi ekonomik dhe fluksi turistik është rritur.

Presidenti Meta dhe Kryeministri Orban vlerësuan gjithashtu se vitin e ardhshëm të dyja vendet do të festojnë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me rezultate edhe më domethënëse e të prekshme.

Presidenca bën me dije se Kryeministri Orban ka shprehur gatishmërinë për nxitjen dhe rritjen e investimeve hungareze në të gjitha fushat ku Shqipëria ka interes, ndërsa ka theksuar mbështetjen e qeverisë hungareze për forcimin e miqësisë historike dhe tradicionale midis dy popujve.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur