Meta pritet nga Kurti: E nevojshme që të konkretizohen të gjitha marrëveshjet ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës

 

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës në Kosovë u prit në një takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Dy palët kanë diskutuar edhe për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive ditën e nesërmë në Elbasan.  Meta theksoi se marrëveshjet 15 marrëveshjet e finalizuara duhet të firmosen por edhe të vihen në zbatim për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Meta përgëzoi kryeministrin e Kosovës për zhvillimin model të zgjedhjeve lokale në Kosovë, ndërsa vlerësoi angazhimin e Qeverisë së Kurtit për të nxitur dhe thelluar në të gjitha fushat marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

Meta dhe Kurti vlerësuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme, të sigurisë, si dhe për angazhimin e përbashkët në projekte infrastrukturore, që do të kenë impakt të rëndësishëm në zhvillimet ekonomike e sociale të vendeve tona, siç është ndërtimi i linjave hekurudhore Durrës - Prishtinë dhe Shkodër - Gjakovë.

Kreu i Shtetit shqiptar shprehu mbështetjen e Tij për të gjitha nismat rajonale gjithëpërfshirëse, si Procesi i Berlinit, që garantojnë konsolidimin e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha vendeve, faktor kyç për garantimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajon.

Në bisedën e hapur për rëndësinë e përshpejtimit të procesit të dialogut me Serbinë, Presidenti Meta theksoi se është mjaft e rëndësishme konsultimi dhe mbështetja nga të gjitha forcat politike në Kosovë. 


Lajmi kryesor:

Meta kërkon të bëhet faktor nga Prishtina, takon Kurtin: Nesër në mbledhjen e qeverisë mes dy vendeve, të nënshkruhen të gjitha marrëveshjet


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja