Meta pritet nga Presidentja e Maltës: Të forcojmë marrëdhëniet dypalëshe

Meta pritet nga Presidentja e Maltës: Të forcojmë marrëdhëniet dypalëshe

Presidenti Ilir Meta me Presidenten e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca

Presidentit i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, nisi sot një vizitë pune në Maltë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Biznesit Maltë-Shqipëri.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Meta u prit në një takim nga Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca. Në takim u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe veçanërisht ato të shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca do të drejtojnë Forumin e Biznesit.

Shqipëria mund të shërbejë si ‘qendër ekonomike rajonale’ për shtrirjen e investimeve të huaja në një treg ballkanik me më shumë se 20 milion konsumatorë, si dhe mund të jetë një ‘portë hyrëse’ rajonale drejt tregut evropian.

Presidenti Ilir Meta

Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Republikës shpalosi projektet sektoriale të resurseve të mëdha turistike, të potencialit në projektet e energjisë së rinovueshme, të nevojës për investime private në modernizimin e bujqësisë dhe industrisë agro-përpunuese, të stimulimit të sektorit të manifakturës përmes zonave të lira ekonomike dhe parqeve industriale, të zhvillimit të sektorit të shërbimeve financiare, të tregjeve të kapitaleve si dhe sektorit të Teknologjisë se Informacionit (ICT).

Shqipëria është një vend i bekuar me pasuri natyrore, nëntokësore, si dhe ka një nga popullsitë më të reja, më energjike dhe me koston më të ulët të krahut të punës në Evropë.

Presidenti Ilir Meta

Në mbyllje të fjalës së tij, Presidenti Meta shprehu mbështetjen dhe ftoi sërish biznesin maltez të investonin në potencialet e pashfrytëzuara të ekonomisë shqiptare.

Presidentja e Maltës Coleira – Preca, gjatë fjalës së saj vlerësoi se Malta dhe Shqipëria duhet t’i japin një hov të ri bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe të shfrytëzojnë të gjitha oportunitetet e biznesit për të eksploruar tregje te reja investimesh.

Forumin e përshëndeti dhe Ministri i Jashtëm dhe Promovimit të Tregtisë së Maltës, Abela, i cili theksoi se vitet e fundit kemi një potencial tregtar në rritje mes dy vendeve tona dhe vlerësoi se ky Forum do ti shërbejë nxitjes së mëtejshme të shkëmbimeve të biznesit. Gjithashtu, në panelin e parë të Forumit përshëndetën përfaqësuesit e komunitetit të biznesit shqiptar dhe maltez.

Në mbyllje të Forumit u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes Dhomave të Tregtisë si dhe u zhvillua një seancë takimesh “BtoB” mes dhjetëra bizneseve shqiptare dhe malteze për inicimin e projekteve konkrete në fushën e investimeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton