Meta: Projekti 'Serbi e Madhe' dështoi! Shqiptarët kanë një dëshirë të përbashkët

Meta: Projekti 'Serbi e Madhe' dështoi! Shqiptarët kanë një dëshirë të përbashkët

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë për gazetën më të madhe egjiptiane “Al – Ahram”. Gjatë intervistës, Meta vuri theksin tek ajo që ai e quan projekt i përbashkët i shqiptarve dhe sipas tij ky projekt “është bashkimi me Europën”.

Duke folur për Europën dhe Bashkimin Europian, ai thotë se, “BE tani nuk është në gjendjen e saj më të mirë. Sidoqoftë, Bashkimi Europian është ndërmarrja më e mirë njerëzore, ku përparimi ekonomik ecën paralelisht me përparimin e të drejtave të njeriut dhe qytetarëve. Situata e BE do të përmirësohet pas reformave të reja”.

Presidenti Meta beson se Ballkani Perëndimor do të bashkohet me BE një ditë dhe se kjo është në interes edhe të vetë BE-së.

Meta beson në paqen rajonale dhe teksa i përgjigjet pyetjes mbi marrëdhëniet e tij me Turqinë dhe Greqinë ai tha, “Marrëdhënia e Shqipërisë me Greqinë është jashtëzakonisht e rëndësishme, ne ishim dhe do të mbetemi fqinj. Të dy ne jemi anëtarë në NATO. Kemi një minoritet Grek në Shqipëri dhe ka një numër të madh të shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Lidhja jonë me Turqinë është gjithashtu historike. Ne kemi interesa të mëdha ekonomike por unë do të doja të shprehesha qartësisht se: është e rëndësishme për Shqipërinë që problemet midis vendeve të tjera nuk duhet të ndikojnë tek ne. Nuk është detyrë e Shqipërisë të luajë rolin e arbitrit në konfliktet dhe problemet që ndodhin në vendet e tjera”.

I pyetur për idenë e “Shqipërisë së Madhe”, Meta thotë se “të gjithë shqiptarët kanë një projekt të përbashkët. Ky është bashkimi me Europën. Ideja e Shqipërisë së Madhe nuk është aspak e mundshme. Projekti “Serbia e Madhe” dështoi. Ne po jetojmë në një rajon të ndërlikuar. Nuk ka vend ‘të pastër etnikisht’ në Ballkan. Është çmenduri e plotë të flasim për projekte ekspansioniste në këtë aspekt”

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë