Meta: Prokuroria të hetojë vendimin për Dajtin! Angjeli në krye të KLSH-së? Duhet të sundojë ligji, jo shumica

Presidenti i Republikës Ilir Meta kërkoi nga prokuroria që të vendoset në lëvizje për të hetuar vendimin e gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për heqjen e dënimit të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe dënimin përfundimisht të tij me 25 vite burg. "Mbështes reagimin dhe thirrjen e ambasadorit të Bashkimit Europian. KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme të vihen në lëvizje për të vlerësuar dhe hetuar çështjen në fjalë" tha Meta.

Gjithashtu kreu i shtetit foli edhe për ngërcin e krijuar për emrin e ri të kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pasi deri tani shumica ka rrëzuar dy kandidaturat e tij, Vitore Tushën dhe Bahri Shaqirin. Meta u pyet nëse do të jetë deputeti i PS-së, Anastas Angjeli kandidatura e tretë. "Unë jam i bindur që të gjitha zgjidhjet dhe propozimet e Presidentit synojnë forcimin e institucioneve të pavarura dhe sundimin e ligjit jo të shumicave" tha Meta.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklarata i bëri, pasi mori pjesë sot në konferencën e organizuar nga INFOÇIP me temë “Marrëdhëniet e Punës dhe Shqyrtimi Gjyqësor”. Kreu i shtetit deklaroi se rastet e largimit të padrejtë nga puna janë konkrete dhe se numri është në rritje.  Meta u shpreh se ligjet e miratuara janë të mira, por nuk zbatohen, ndërsa kërkoi që të shtrohet për diskutim ideja, që nëse gjykata i jep të drejtë punonjësit të shkarkuar, atëherë të jetë zyrtari që e ka liruar nga detyra që të paguajë kostot financiare dhe jo taksapaguesit.

 

'Rastet e heqjes së padrejtë nga puna janë realitet konkret. Numri është në rrije. Të shtrohet për diskutim evidentimi i përgjegjësisë së zyrtarit që bën shkarkime të padrejta nga puna, përgjegjësi penale ose edhe të drejtpërdrejtë financiare.  Të sanksionohet me ligj që fatura e shkarkimit ti kalojë zyrtarit jo taksapaguesve. Kuvendi dhe qeveria të bëjnë çmos që forca e punës të japë kontributin këtu dhe të dekurajojë largimet nga vendi" tha Meta ndër të tjera.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • luan: 11/02/2019 15:53

    Shoku Shpellar Nr.2, Po kur u beri ti president, kush sundoi ligji apo shumica?

    Përgjigju
  • Donela: 11/02/2019 13:10

    Fytyre e lig, nuk i falet te majtes qe zgjodhi kete monster per President,te ngjall vec neveri ky kryehajdut.

    Përgjigju
  • Rruqja: 11/02/2019 12:50

    Mire thua se ti hoqen gjithe burimet tuaja dhe ngeli Monika si peshku pa uje .Nderda per gjygjtaret prap mire thua ta fillojm edhe ke gjygjtaret e vidjos PRIFTI META dhe ate ta shikoje prokuroria o mheshtri i mbrojtjes se KUSHTETUTES .

    Përgjigju
  • Skrapi: 11/02/2019 12:27

    Ti ke emeruar keta monstra BASHKE ME SERBIN SALI KETA TE NXORREN TE PAFAJSHEM APO HARROVE KUR VODHE ME BLLOK NE DORE

    Përgjigju
  • Tirona: 11/02/2019 12:21

    Te KLSH e ke mendjen por ska as nji munci ta kesh ti dhe njerzit e tu.Pordhsident dardha e ka bishtin pas mos harro.SPAKU Like SPAKU avash avash do presesh bileten per ne piken turistike te RECIT.

    Përgjigju
  • pune per te gjithe: 11/02/2019 12:08

    Ske faj ti kur nuk ti spastron njehere e mire shushunjat e LSI qe kane vetem nje ideal Edvini ty qe ti marresh te gjithe ne presidence pastaj "me konkurs". Pse nuk propozon qe te ndiqet penalisht drejtuesi qe fut plehra militante lsi-e pa konkurs ne pune por te denohet ai qe i heq??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja