Meta propozon ish-këshilltarin e Berishës në krye të KLSH-së: Nuk gjeta dot më të mirë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vijon luftën me shumicën duke propozuar në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ish-këshilltarin e Sali Berishës në kohën e qeverisjes nga 2005-13, Petraq Milon. Pas rrëzimit të dy kandidaturave të para, gjyqtares së vetme të Kushtetueses Vitore Tusha dhe këshilltarit të tij Bahri Shaqiri, kreu i shtetit thotë se nuk gjeti kandidaturë më të mirë se emrin i Milos për të pasur Bujar Leskajn në krye të institucionit të kontrollit.

Sipas Metës, Milo është një personalitet me një eksperiencë të jashtëzakonshme, brenda dhe jashtë vendit në fushën e financave, të auditit, të bankave dhe të ekonomisë në tërësi, gjithashtu me një kontribut të spikatur në drejtimin e institucioneve financiare, fiskale e bankare në Kosovë. Emri i tretë i propozuar nga Presidenti më parë pritet që të kalojë në Komisionin e Financave dhe Ekonomisë dhe më pas në Kuvend ku mbetet për t'u parë nëse do të ketë fatin e dy të para apo do të pranohet nga shumica socialiste.

Njoftimi i Presidencës
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur t’i propozojë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si kandidat për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prof. Dok. Petraq Milo.

Prof. Dok. Petraq Milo është një personalitet me një eksperiencë të jashtëzakonshme, brenda dhe jashtë vendit në fushën e financave, të auditit, të bankave dhe të ekonomisë në tërësi, gjithashtu me një kontribut të spikatur në drejtimin e institucioneve financiare, fiskale e bankare në Kosovë.

Përvoja e tij akademike, brenda dhe jashtë vendit, si edhe bashkëpunimi me institucionet më të rëndësishme financiare botërore dhe të Bashkimit Europian, janë një faktor i rëndësishëm për këtë zgjedhje.

Presidenti Meta falënderon edhe njëherë kandidatët e mëparshëm të propozuar prej Tij për postin e kryetarit të KLSH-së, znj.Vitore Tusha dhe z.Bahri Shaqiri, të cilët pranuan kandidimin e tyre, dhe është i bindur edhe sot në integritetin e lartë të tyre për drejtimin e KLSH.

Presidenti Meta duke qenë i bindur në drejtësinë e vendimit të Tij, pasi ka lexuar me shumë vëmendje sugjerimet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë lidhur me profilin profesional që duhet të ketë kandidati për kryetar i KLSH-së, nuk gjeti dot një kandidat më të përshtatshëm dhe me kaq eksperiencë të gjithanshme, si Prof. Dok. Petraq Milo, për të përmbushur me profesionalizëm dhe dinjitet këtë detyrë tepër të rëndësishme kushtetuese.

Presidenti Meta do t’ja dërgojë brenda ditës së sotme propozimin e tij Kuvendit, me besimin e plotë se do ta shqyrtojë këtë kandidaturë brenda këtij sesioni parlamentar, me objektivitet dhe përgjegjshmëri, që KLSH të funksionojë në mënyrë plotësisht kushtetuese e ligjore.

Profili i Petraq Milos

·         Lindur me :    07.04.1958

  • Statusi civil : Martuar, me dy femije
  • Kontakti  :  Cel 355 68 20 80 639, e – mail : [email protected]

ARSIMIMI

  • Profesor ne Shkencat Ekonomike, Universiteti i Tiranes, 2013 dhe ne vazhdim
  • Doktor ne Shkencat Ekonomike ne Politikat e Financave Publike dhe Politika Monetare,  Ministria e Arsimit dhe Shkences te Frances, Universiteti i Auvergnes, France, 1999
    • Tema : Financimi i Deficiteve Buxhetore dhe Efektet Fiskale, Monetare dhe Makroekonomike ne Vendet e Ballkanit Jug Perendimor,
  • Master ne Politikat Ekonomike, Universiteti i Auvergnes, France 1996
  • Bachelor ne Ekonomi, Universiteti i Tiranes, Fakulteti Ekonomik, 1998

KARIERA AKADEMIKE

  • Profesor, lektor ne Universitetin e Tiranes, nga Tetori i vitit 2013 dhe ne vazhdim
    • Fakulteti Ekonomik, Departamenti i Finances,
      • Administrim Financiar i Organizatave Publike Qendrore dhe Lokale
      • Legjislacioni Tatimor
  • Instituti i Studime Europiane, Zgjerimi Europian, Politikat Sociale, Fiskale, dhe te Punes
  • Charge d’Enseignement, Lektor, Universiteti i Auvergnes, CERDI, France, nga viti 2002 dhe ne vazhdim, Politikat Fiskale dhe te Administrimit Financiar

                                      KARIERA PROFESIONALE

  • Lektor, Universiteti i Tiranes, Fakulteti Ekonomik, nga viti 2013 dhe ne vazhdim
  • Antar i Bordit Mbikqyres se Bankes se Shqiperise, nga 2011- 2018
      • Kryetar i Komitetit te Auditimit te Bankes Qendrore te Shqiperise
  • Keshilltar i Kryeministrit te Shqiperise, Keshilli i Ministrave, Shqiperi, nga Tetori i vitit 2005 deri ne Gusht te vitit 2013(Koha e Berishës në pushtet)
    • Keshilltar i politikave fiskale dhe te administrimit te financave publike qendrore dhe lokale
    • Keshilltar i politikave te sektorit financiar bankar dhe financiar jo bankar
  • Drejtues i Projektit te Permiresimit te Administrimit te Huaj, EU, Delegacioni Europian Tirane, ne 2005
  • Drejtues i Autoritetit Qendror Fiskal, UNMIK – EU, Kosove, nga Janari 2004 deri ne Janar 2005
    • Pergjegjes per hartimin e politikave fiskale dhe te financave publike
    • Pergjegjes per hartimin e politikave te administrimit dhe auditimit te burimeve financiare publike
    • Drejtues i Sekretariatit te Keshillit Ekonomik dhe Fiskal, organ i perbashket i drejtuesve te UNMIK-EU Shtylla e 4, dhe drejtuesve te Qeverise se Kosoves
    • Antar i Bordit te Autoritetit Bankar te Kosoves, perfaqesues i UNMIK - EU Shtylla 4,
      • Kryetar i Komitetit te Auditimit te Bankes Qendrore te Kosoves
  • Drejtues i Departamentit te Politikave Fiskale, Autoriteti Qendror Fiskal, UNMIK – EU, Kosove, nga Janari 2003 deri ne Janar 2004
  • Drejtor i Departamentit te Buxhetit te Pergjithshem, Autoriteti Qendror Fiskal, UNMIK – EU Shtylla 4, Kosove, nga Maj 2000 deri ne Dhjetor 2002
  • Konsulent Financiar i Projekteve, Agjensia Franceze e Zhvillimit, France 2000
  • Konsulent i Financave Publike, Maxwell Stamp Office, Londer, 1999
  • Kerkues Shkencor ne PhD, CERDI, Universiteti i Auvergnes, France, Tetor -Qershor 1999
  • Konsulent Ekonomist, Zyra e Drejtorit, Country Department 2, Europe & Central Asia Region, Banka Boterore, Washington DC, Prill- Shtator 1996
  • Drejtor i Drejtorise se Pergjithshme te Buxhetit, Ministria e Financave, Shqiperi Dhjetor 1993 - Shtator 1994
  • President i Komitetit te Borxhit Publik, Ministria e Financave, 1994
  • Drejtor i Drejtorise se Parashikimeve Makroekonomike, Ministria e Financave, Shqiperi, Qershor - Dhjetor 1993
  • Drejtor i Drejtorise se Pagave dhe Cmimeve, Ministria e Financave, Shqiperi nga Korriku 1991 deri ne Qershor 1993

GJUHET E HUAJA

  • Anglisht
  • Frengjisht
  • Italisht

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Spak: 17/07/2019 20:26

    Po pse mor Baba Like nuk kane nxjerre gjithe keto vite ndonje nga brezi i ri qe nuk paske gjet dot me te mire...njerez te shtirur qe talleni me kete popull te shkrete...

    Përgjigju
  • BRSS: 17/07/2019 19:10

    O LIKE TRAPI KE MONEN KANDITATUR TE SAKTE PER TE RREGULLUAR ATO PUNE DHE PER TR DJEGUR SHKRESA

    Përgjigju
  • Gruaja: 17/07/2019 15:06

    Keto veprime nuk i koncepton as truri.

    Përgjigju
  • Taku: 17/07/2019 14:44

    Ik o plerë.

    Përgjigju
  • Monika: 17/07/2019 13:52

    IK ORE , MUT IK SE U FELLIQE OO ZHGARAVINE PRESIDENT. DO VEME MONIKEN SI KRYETARE.

    Përgjigju
  • shoku: 17/07/2019 13:50

    Ky eshte njeriu i duhur i Metes per te fshehur pasurine se ka eksperience me pasurine e Berishes, Zenit, Argites, po te shikoni CV me kujdes ky zoteri ka sherbyer nga 2005-2013 qe do te thote te gjitha veprimet e dyshimta ky i rregullonte pa lene gjurme dhe per nje kohe te gjate.Si ka mundesi qe vetem kete gjeti Meta nga oborri Berishes, po pse mo Like nuk kishte te tjere te rinj shqiptare qe drejtojne bankat e botes.

    Përgjigju
  • Giti: 17/07/2019 13:45

    Ka mbaruar fakultetin ekonomik ne 1998 dhe eshte i datlindjes 1958, pra ne moshen 40 vjecare. Per me shume ne 1991 ka qene drejtor i pagave ne Ministri. Keto lloj cudirash ndodhin vetem ne Shqiperi me Like floririn President.

    Përgjigju
  • Xll: 17/07/2019 13:34

    Zhdukuni nga skena politike o galloshe te vjetra se e moret ne qafe kete popull qe punoni vetem per vehten tuaj, ju ka dale boja me lojnat qe po beni

    Përgjigju
  • Bmn: 17/07/2019 13:26

    O k.....r me syze ca nuk gjete me te mire ti o skuth?nuk po e kuoton ti qe ata po i zgjedh amerika?apo ben gjoja po e vrete mendjen ti per te zgjedhur njeriun e duhur dhe zgjedh keshikktarin e objektivit te amerikes,o qyq ti dhe berisha jeni shenjestra e amerikes,por qe shembulli i pare do jesh ti o urith...........

    Përgjigju
  • Ekonomisti: 17/07/2019 13:08

    Meta ka nostalgji jo vetem per doktorin por edhe per keshilltaret e tij... porosia eshte e doktorit. Kandidat me te mire ? .. sa te duash , edhe ne klsh zv aktuale nje administratore dhe shkencetare sprovuar jo vetem ne klsh por shume me gjere..

    Përgjigju
  • Populli: 17/07/2019 13:08

    Like, si nuk gjete nje socialist te mirefillt per ta propozuar per ne krye te KLSH? Apo ke deshire qe Qytetari Dixhital te kete sa me shume info? Ej po si nuk te vjen turp mo burr, po le nam ore me gjithe keto budalliqe qe po ben. Nuk kam asgje me Petraqin, por si nuk le keshilltar te Saliut pa i dhene ndonje pozite? Historikisht ke qene Kali Trojes i Saliut ne PS. TURP!!!

    Përgjigju
  • Pall rexhep leka KASAP [ kepi ]: 17/07/2019 12:52

    O ilir floriri burr më të mir do ta gjesh kurbtë shkosh në Reç. Aty do kesh koh të japësh dhe intervista madhështore o iliri qelbësir.

    Përgjigju
    • Injorant: 17/07/2019 15:01

      O njerez kryetari i Klsh eshte i opozites si balance pushtet por rilindja e ka bere si ne 44. Ta gezoni 44.

  • Luli: 17/07/2019 12:43

    NJE MUT KANE PER TA VOTUAR KETE MOSTER

    Përgjigju
  • Tirona: 17/07/2019 12:43

    SPAKU Like SPAKU ERDHI KU DO FUTESH O I ZI.

    Përgjigju
  • Cubi: 17/07/2019 12:42

    Kur do vij ajo dit qe shkarkohet kjo mermanga juaj,qe te shpetoi njeher e mir shqiperia.Sgjeta me te mi thot i papergjegjshmi a thua esht shuar shqiperia.Verem thjesht ka punuar Jo me keshilltar i qenit,nuk duhet imagjinuar Jo me ta propozosh.Ky mund te jet shum i mir,por imagjino te jesh pas sali qenit,si i thon nje llafi popullore ai prish gomarin mashkull.

    Përgjigju
  • Mire: 17/07/2019 12:36

    Vazhdo like se e ke nis mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi