Meta: Protesta paqësore për t'u 
respektuar, por jo ultimatume

Meta: Protesta paqësore për t'u <br />respektuar, por jo ultimatume
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka komentuar për herë të parë protestën e opozitës e cila po zhvillohet pak metra larg zyrës së tij, në Bulevardin qendror të Kryeqyetit.
 
Meta u shpreh se çdo protestë paqësore është për t'u respektuar, por siç tha ai, nga kjo protestë nuk duhet të lëshohen ultimatume.
 
"Çdo protestë paqësore, demokratike, qytetare është për t'u respektuar dhe çdo protestë që kërkon garantimin e standardeve më të larta të zgjedhjeve brenda të gjitha mundësive praktike që ekzistojnë, është një kërkesë që meriton vlerësim dhe dialog, larg ultimatumeve", u shpreh Meta.
 
Ai ka komentuar edhe bojkotin e Kuvendit nga PD.
 
"Opozita nuk është matanë dritares, opozita është këtu sepse ky është Parlamenti i të gjithëve dhe në radhë të parë edhe i opozitës. Mos u shqetësoni për këtë çështje, do kemi kohë në vijim, sepse kjo nuk është konferenca e fundit për shtyp", tha Meta. 

Kryetari i Kuvendit theksoi gjithashtu se pavarësisht situatës politike, reforma në drejtësi do çohet përpara me konsensus të gjerë.
 
"Do mbrojmë konsensusin e Reformës në Drejtësi, do e çojmë përpara në mënyrë konsensuale dhe të vendosur", theksoi Meta. 

Këto deklarata, kryetari i Kuvendit i bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e Kosovës, Kadri Veseli.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)