Meta: Protokoll bashkëpunimi për mbrojtjen dhe promovimin e kulturës arbëreshe

Meta: Protokoll bashkëpunimi për mbrojtjen dhe promovimin e kulturës arbëreshe

ITALI- Në kuadër të nismës së ndërmarrë prej  Tij “U’ jam Arbëresh”, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi Komunën e Kazalvekios në rajonin e Puljas. Në një status në rrjetet sociale, Meta bëri të ditur se 9 komuna të Puljas, Molises, Kampanias dhe Abrucos kanë marrë një nismë për të bashkëpunuar me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e identitetit dhe trashëgimisë së jashtëzakonshme të kulturës arbëreshe.

"Angazhimi i nëntë komunave të rajoneve të Puljas, Molises, Kampanias dhe Abrucos për të bashkëpunuar me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e identitetit dhe trashëgimisë së jashtëzakonshme të kulturës arbëreshe, është padyshim një ngjarje e gëzuar që meriton vlerësim dhe mbështetje maksimale.

I lumtur të merrja pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të këtij Protokolli Bashkëpunimi, për të shprehur edhe njëherë mirënjohjen e thellë për angazhimin e shtetit italian, nga niveli qendror dhe deri në atë lokal, për ruajtjen e kësaj pasurie të përbashkët kulturore, që i forcon më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Italinë", shkruan Meta.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arber-eshi: 09/11/2019 17:18

    Ilir Meta me gjasa ka marre ndonje shtepi ne Kalabri nga ato qe shiten me 1 Euro por duhet te punosh arat. kaq shpesh sa shkon per foto aktivitetesh te rendesise nderkombetare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?

Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?