Presidenti Ilir Meta, e ka nisur mëngjesin e së dielës duke publikuar një foto nga Lezha në të cilën shihet me dy gishtat lart.

"Nga Dibra e Kastriotëve, në Lezhën e Besëlidhjes së Skënderbeut. Mirëmëngjes dhe të diel të mbarë për të gjithë", shkruan Meta  krahas fotos.

Dje, kreu i shtetit ishte në Dibër ku mori pjesë në një ceremoni për 110-vjetorin e Kongresit të Dibrës, ndërsa sot radhën e ka Lezha.

Meta më vonë do të vizitoje Kishën e Prullit në Lezhë të vitit 1402, në kuadër të 30-vjetorit të rikthimit të besimit fetar në vendin tonë.