Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot në ditën e lindjes shtëpinë e gjyshit të tij në Çepan të Skraparit, ku ndërsa ka publikuar një foto të saj shkruan u dogj dy herë nga pushtuesit dhe u rindërtua.

Pas 25 prillit, Meta shkruan se duhet ta rindërtojë për herë të tretë, në nderim të dhjetëra partizanëve të plagosur.

 “Sot, në ditën e lindjes time kujtoj me nostalgji shtëpinë e gjyshit të madh, në Çepan të Skraparit, ku u linda më 24 mars 1969.  Krenar, që linda në një shtëpi, që u dogj dy herë nga pushtuesit dhe u rindërtua më e madhe.

Pas 25 prillit, më duhet ta rindërtoj për herë të tretë, së bashku me kushërinjtë e mi edhe në nderim të dhjetëra partizanëve të plagosur, të cilët kjo shtëpi i mirëpriti si Spital Partizan gjatë "Operacionit të Dimrit". Malet tona më të larta”, shkruan Meta.