Kryemadhi i uron ditëlindjen Metës me foton duke e puthur në ballë: Të dua si një adoleshente e dashuruar përjetësisht

Kryemadhi i uron ditëlindjen Metës me foton duke e puthur në ballë: Të dua si një adoleshente e dashuruar përjetësisht

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

TIRANË- Në 52-vjetorin e ditëlindjes së presidentit, Monika Kryemadhi është zhveshur nga roli i politikanes dhe ka veshur kostumin e bashkëshortes.

Ajo ka zgjedhur që t'i dedikojë disa fjalë bashkëshortit të saj, Ilir Meta teksa ka publikuar një foto teksa e puth në ballë. "Të dua Ilir Meta si një adoleshte e dashuruar përjetësisht", shkruan Kryemadhi, ndër të tjera. 

"Për vitet që kemi një urim facebook është shumë adoleshent. Por edhe pse 27 vjet dashuri dhe 30 vite që njihemi dashuria jonë ka qene gjithmonë si ditën e parë që jemi puthur. Sot ti ke ditëlindjen tënde dhe kjo ditë marsi që gjithmonë është fillim i ringjalljes së jetës fillimin e pranverës, unë të uroj Ty Ilir Meta dashuria e jetës sime që gjithmonë ma ke bërë jetën sa me sfida por shumë të bukur, me emocione dhe dhuratat më të bukura që mund të ekzistojnë Bora,Besi dhe Era që janë pasuria dhe jeta jonë.Të uroj jetë të gjatë dhe qofsh kështu si je, i lirë siç ke emrin Ilir. Të dua Ilir Meta si një adoleshte e dashuruar përjetësisht", shkruan Kryemadhi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari