Meta publikon raportin: Shqipëria ka rënë me 9 vende më poshtë në renditjen për lirinë ekonomike, urgjente çkapja e shtetit nga oligarkët

Meta publikon raportin: Shqipëria ka rënë me 9 vende më poshtë në renditjen për lirinë ekonomike, urgjente çkapja e shtetit nga oligarkët

Ilire Meta

‘Është urgjente çkapja e shtetit, Kuvendit, Qeverisë dhe e pushtetit gjyqësor nga oligarkët dhe interesat okulte.’- kështu ka deklaruar presidenti Ilir Meta në një postim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar raportin e fondacionit prestigjoz botëror “Heritage’.

Meta thekson se është e frikshme që Shqipëria sipas këtij raporti ka rënë nëntë vende më poshtë në renditjen për lirinë ekonomike, krahasuar me një vit më parë.

Kreu i shtetit shton se ky raport thellësisht negativ konfirmon qëndrimet e vazhdueshme publike, që kam shprehur edhe me dekrete, në mbrojtje të konkurrencës së lirë.

‘Shqipëria, sipas raportit të fondacionit prestigjoz botëror “Heritage”, ka rënë nëntë vende më poshtë në renditjen për lirinë ekonomike, krahasuar me një vit më parë. Kjo rrëshqitje e frikshme në pikiadë e lirisë ekonomike, është pasojë e drejtpërdrejtë e cenimit brutal të të drejtave të pronësisë dhe mosfunksionimit të sistemit gjyqësor. Ky raport thellësisht negativ konfirmon qëndrimet e vazhdueshme publike, që kam shprehur edhe me dekrete, në mbrojtje të konkurrencës së lirë. Ndaj është urgjente çkapja e shtetit, Kuvendit, Qeverisë dhe e pushtetit gjyqësor nga oligarkët dhe interesat okulte. Referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për të nxjerrë nga “intubimi” edhe lirinë ekonomike, krahas të gjitha lirive të tjera, që gëzojnë qytetarët në një vend plotësisht europian.’- shkruan Meta.

Pak ditë me parë Heritage publikoi raportin mbi Indeksin për Liritë Ekonomike në botë, sipas të cilit 89 nga 180 vende të përfshira kanë shënuar përmirësim, ndërsa 80 kanë pësuar rënie.

Situata me pandeminë e COVID-19, sipas raportit pritet të ushtrojë ndikim të madh në liritë ekonomikë dhe zhvillimin ekonomik për disa vjet me radhë. Shqipëria sipas raportit, ka 65.2 pikë në klasifikimin me 100 pikë të Indeksit për Lirinë Ekonomike, sipas të cilit 100 pikë është shkalla me lartë e lirisë. Këto pikë e radhisin atë në vendin e 65-të.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit

Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit