Meta puth qenin e ekipit të shpëtimit të Kosovës... citon Nënë Terezën: Kush shpëton jetë, shpëton një botë të tërë

TIRANE- Presidenti Ilir Meta ka marrë  pjesë në ceremoninë e vlerësimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Meta nderoi ekipin e zjarrfikësve kosovarë dhe qenin e tyre të ekipit të shpëtimit. Gjatë fjalës së tij kreu i shtetit tha se në këtë betejë me bilanc lufte Shqipërina nuk mbeti e vetme. Ai tha se do t'i jemi gjithmonë mirënjohës forcave të Kosovës, ndërsa u shpreh se tërmeti i 26 Nëntorit ndonëse tronditi themelet e shumë ndërtesave, tregoi se themelet e solidaritetit mbarëshqiptar janë më të forta se kurrë.

"Nuk ka emër dhe vlerësim më të mirë, sesa “shpëtimtarë” për të gjithë ju të FSK. Do donim t’i festonim festat e nëntorit së bashku, por ja që nuk ishte e thënë. Megjithatë, edhe ky 28 nëntor që sapo lamë pas, na gjeti të përbashkuar si asnjëherë tjetër në historinë tonë, të gjithë shqiptarëve, për t’u përballur me pasojat katastrofike të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Në këtë betejë të vërtetë, me një bilanc të rëndë lufte, Shqipëria nuk mbeti e vetme. Shumë vende mike e partnere bënë më të mirën e mundur për të na u gjendur pranë, por Kosova ishte e para që u ndodh aty, në luftën për të shpëtuar jetën e çdo shqiptari nën rrënojat e çdo shqiptari. Ekipet tuaja ishin aty vëllazërisht për të shpëtuar jetë.

“Kush shpëton jetë, shpëton një botë të tërë”, ka thënë Nënë Tereza. Ju shpëtuat shumë jetë dhe për këtë ju jemi mirënjohës. Kosova dha dhe kontribut financiar, duke nxitur mbështetjen e jashtëzakonshme. Marrëdhënia jonë me Kosovën është e palëkundur edhe në momente dramatike. Kosova ka një zemër bujare, edhe ata në pamundësi ekonomike shprehën solidaritet, duke ndarë edhe varfërinë e tyre. Tërmeti i 26 nëntorit tundi fort themelet e shumë ndërtesave në Shqipëri, dhe madje i rrëzoi shumë keq disa prej tyre, por tregoi se themelet e solidaritetit mbarëshqiptar janë më të forta se kurrë", tha Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jari: 07/12/2019 01:31

    Qeni puth qenin….

    Përgjigju
  • Populli: 04/12/2019 17:28

    Edhe bythen e gabelit puth ky mjafton qe mos ta heqin si legen nga presidenca

    Përgjigju
  • Justice: 04/12/2019 13:42

    Interesohu mire mbi shprehjen e nene terezes.Shprehja e plote ju perfshin dhe ju

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)