Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzon qeverinë se i ka shpallur luftë profesioneve dhe kërkimit shkencor. Teksa publikon Indeksin Global të Inovacionit për vitin 2022, Meta thotë se Shqipëria renditet e fundit prej mungesës së mbështetjes për universitetin, për pedagogët dhe studentët duke mos u dhënë atyre ndihmë konkrete.
Meta thekson se largimi i Edi Ramës do e shpëtojë falimentimin e Shqipërisë dhe do të nxisë zhvillimin e shkencës dhe ekonomisë.
"Qeveria e Edi Ramës i ka shpallur luftë të hapur profesionistëve, dijeve dhe kërkimit shkencor. Prova më e qartë është Indeksi Global i Inovacionit për vitin 2022, që e pozicionon Shqipërinë të fundit të rajon dhe Europë. Shkaqe kryesore për këtë renditje janë mungesa serioze e burimeve njerëzore dhe kërkimore, njohuritë jo të duhura teknologjike dhe sofistikimi jo efiçent i tregut. Performancën më të dobët, Shqipëria e ka sa i takon prodhimeve të dijeve dhe prodhimeve teknologjike.
Ndërkohë vendet e tjera të Ballkanit, si Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina janë dhjetëra vende më lart. Qëndrimi arrogant dhe mungesa totale e mbështetjes për universitetin, për pedagogët dhe studentët duke mos u dhënë atyre asnjë ndihmë konkrete është arsyeja e vetme për këtë situatë të rëndë. Kjo Qeveri që është e para për korrupsionin në Europë është e fundit për inovacionin shkencor. Ndaj vetëm largimi një orë e më parë i Edi Ramës shpëton falimentimin e Shqipërisë dhe nxit zhvillimin e shkencës dhe të ekonomisë", shkroi Meta.

Indeksi Global i Inovacionit
-
A mund te shpjegoje z.Meta vetem nje shembull? Cfare ka qene /Turbina/ ne kohen e Xhaxhit,si,kur nga kush dhe pse ndryshoi qellimi i saj gjate viteve 90'?
Përgjigju -
Do ishte shume me mire te shporresh ti se na dhembin syt sa here te shofim dhe na shurdhohen veshet sa here te degjojm.
Përgjigju -
po erdhe ti mori fund shqiperia o budallenj
Përgjigju -
Ju jeni plera cpun keni me ramen ai njeri vetem punon
Përgjigju -
o ilir prej teje dhe saliut jan vrar 4 njerez ne 21 janar
Përgjigju -
akkma flet ky gomari
Përgjigju






Komente
Komento