Meta: Rama-Basha pakt për të
marrë si shushunja koncesionet

Meta: Rama-Basha pakt për të<br />marrë si shushunja koncesionet
Nga qyteti i Lushnjes ku prezantoi kandidatët për deputetë, Ilir Meta sulmoi ashpër kryeministrin Rama dhe Lulzim Bashën.
 
Ish-kryetari i LSI u ktheu përgjigje Ramës dhe Bashës pas deklaratave paraditen e sotme, që e cilësuan LSI-në si një shushunjë dhe kërkuan që të shtypet në 25 qershor.
 
Meta tha se timonieri i lodhur e ka mendjen vetëm te karrigia e tij dhe shantazhon njerëzit për votë për të mbajtur në punë shushunjat e koncesioneve.

Drejtimi i vjetër i timonierit të lodhur ka bërë që 56% e shqiptarëve të mendojnë largimin nga Shqipëria.
 
Drejtimi i vjetër do ta mbyllë kapitullin në 25 qershor njëherë e mirë, sëmundje e pashërueshme.
 
Timonieri i lodhur e ka mendjen vetëm te karrigia e tij, ndërkohë populli largohet. Kjo është arroganca e tij.

Erdhi fundi i kapitenit të kanabisit, që shantazhin njerëzit për votë për të mbajtur në punë shushunjat e koncesioneve
” tha ai.

Meta u shpreh se njerëzit duan që të ikin nga vendi dhe për këtë fajësoi Ramën dhe Bashën, të cilët i cilësoi si dy ish-emigrantë që duan të largojnë shqiptarët për të marrë për vete tepsinë.

Njerëzit duan të ikin nga Shqipëria, sikur thoshte edhe ‘Gallupi’.

 Dritëroi para referendumit në 1994 shkroi ‘Në vendin tim në vendin tënd, një kokë e çmendur të gjithë po i çmend’.
 
Ndaj i bëj thirrje 600 mijë të rinjve dhe të rejave të mos u shkojë mendja të largohen nga vendi më i bukur në botë.
 
Dy ish-emigrantë duan të përzënë shqiptarët duan të bëjnë një marrëveshje për të vazhduar të marrin si shushunja koncesionet, nga shëndetësia te burimet natyrore.
 
Nuk mund të bëjnë shtet ata që mbushën bashkitë me njerëz me rekorde kriminale.
 

Akuzat për bujqësinë, Meta: Rama i çoi fondet për palma
Meta i ka kthyer një përgjigje edhe për bujqësinë Ramës. Ai u shpreh se subvencionet për sektorin e bujqësisë ishin shumë të ulëta, pasi fondet Rama i çoi për palma dhe kulla.
 
Nuk mund të fajësohet LSI për bujqësinë, pasi e kishin ata drejtimin, i caktonin bujqësisë subvencione të ulta, pasi fondet i cuan për palma, të cilat janë tharë dhe për kullat e shëmtuara” tha Meta.

Vasili: Dy karagjozët emigrantë të ikin nga Shqipëria
Ndërsa Petrit Vasili ishte edhe më i ashpër në fjalën e tij, që u shpreh se në 25 qershor dy karagjozëve do u japim përgjigjen përfundimtare me votë.
 
“Jemi këtu për tu dhënë përgjigje përfundimtare këtyre dy karagjozëve. Këta kanë  një tepsi që duan ta hanë së bashkë, 25 qershori na ndanë njëherë e përgjithmonë nga këta.
 
Kemi një plan vetëm për të rinjtë që duhet të jenë këtu. Shqipëria është vendi i të rinjve, jo i atyre, ne ishim të gjithë këtu, ata jo, le të ikin, meqë duan që ta plaçkitin këtë vend.
 
Në 25 qershor ndahemi nga ditët e zeza
” deklaroi ai.

Sulm LSI-së, Rama-Basha:Të shtypim me votë shushunjën!
Paraditen e sotme të dy krerët e dy partive më të mëdha Rama dhe Basha kanë ashpërsuar tonet ndaj partive të vogla, kryesisht LSI-së.
 
 "Shushunja", ishte fjala që u përdor nga Basha në Diber e më pas nga Rama në Elbasan.
 
Sipas tyre LSI është partia që nuk i ndahet pushtetit dhe tashmë ka ardhur koha që kjo të marrë fund.
 
Timonin e duan për vete, partitë e mëdha, ndersa premtojne se do 'shtypin' me votë shushunjën.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël