Meta- Rama drejt marrëveshjes
së pritshme, LSI ikën nga qeveria

Meta- Rama drejt marrëveshjes<br />së pritshme, LSI ikën nga qeveria
TIRANE - Burime zyrtare brenda grupit PS-së konfirmojnë për TVA1 REPORT! arritjen e një marrëveshjeje mes Ramës e Metës. Sipas marrëveshjes PS do të votojë 3 ligjet e integrimit ndërkohë që LSI do të largohet nga qeveria dhe bashkohet me socialistët në zgjedhjet e 23 qershorit.

Të paktën këto janë qëndrimet deri në këto momente si nga LSI dhe PS, ndërkohë  që kreu Edi Rama do të mbledhë kryesinë e partisë nesër nga ku sipas të gjitha gjasave do të publikohet propozimi konkret i socialistëve për LSI, e cila prej 4 vjetësh bashkëqeveris me demokratët. Si këmbim të votave për statusin e nënpunësit civil, gjykatën administrative dhe reformën parlamentare, LSI do t'i bashkohet socialistëve në betejën për një fitore pas 8 vjetësh pushteti të demokratëve nën drejtimin e Kryeministrit Berisha.

Ndërkohë që rreth orës 13: 50 kreu i LSI-së pas takimit të zhvilluar në hotel Rogner deklaroi se nuk do jepte deklarata pasi sot ishte 1 Prilli.

Sot është 1 Prill dhe si 1 Prill nuk ka vlerë të bëjmë ndonjë deklaratë sepse nuk e di se sa të besueshme do të ishin deklaratat. Kështu u shpreh kreu i Lëvizjes Socailiste për Integrim, Ilir Meta, pas takimit me kryeministrin Berisha, i pasur dhe me takime të veçanta me anëtarë të kryesisë së LSI-së por dhe Paskal Milon e PDS-së dhe Dulen e PBDNJ-së.
 

Takimi në kryeministri u zhvillua rreth orës 11:00 dhe ka zgjatur rreth 40 minuta.  Burime nga LSI bënë të ditur për televizionin A1 REPORT se takimi ishte kërkuar nga vetë kreu i LSI-së, Ilir Meta.
Më pas në hotel Rogner zhvilloi takime të veçanta me anëtarë të kryesisë së LSI-së, si Ylli Manjani, Nasip Naço, Luan Rama por dhe me kryetarin e Partisë Demokracia Sociale, (aleate e PS-së) Paskal Milo si dhe me kreun e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

Meta i është shmangur deklaratave, ç'ka tregon se është në pritje të një ftese zyrtare nga PS-së para se të flasë për koalicionin
 
 “Sot është 1 prill dhe si 1 prill nuk ka vlerë të bëjmë ndonjë deklaratë sepse nuk e di sa të besueshme do të jenë, ne kemi vazhdimisht takime dhe takimet janë konstruktive”- tha Meta pas takimit duke shtuar se qëndrimet e zyrtarëve të lartë të eurosocialistëve do të vlerësohet nga vetë forumet e LSI-së- tha Meta.

Ne vazhdimisht kemi takime dhe takimet janë konstruktive”- u tha Meta gazetarëve të cilët ishin vendosur para hyrjes së hotel Rogner në pritje të një deklarate nga Ilir Meta. 
 
Ky takim dhe  ndodh kur 3 drejtues të lartë të socialistëve europianë bënë thirrje për bashkim të PS dhe LSI-së për t'i dhënë fund qeverisjes së djathtë në vend dhe për t'i hapur rrugë krijimit të një qeverie të re të mjatë e cila do të sillte ndryshim rrënjësor të vendit.

Po sot paradite, mga ambientet e jashtme të parlamentit kryetari i grupit parlamentar të LSI-së deklaroi se nuk ka një ftesë zyrtare nga PS-së por shprehet se LSI është gati për bashkëbisedim me socialistët të cilët nesër mbledhin kryesinë për të disktuar mbi koalicionet parazgjedhore të 23 qershorit. Rama do të diskutojë ë lidhje me aleancat që PS duhet të krijojë, për të rrëzuar qeverinë Berisha. Pritet që në tryezë të diskutohet dhe koalicioni me LSI pas thirrjes së drejtuesve të lartë socialistë evropianë për bashkimin PS- LSI në zgjedhjet e 23 Qershorit.

KOKA: GATI PER BASHKEBISEDIM ME PS
“Kryetari e ka bërë të qartë se do të jenë strukturat ata që do të marrin vendimin e duhur në shërbim të Shqipërisë e LSI-së. Kodi bën të mundur që partitë të jenë aq semtinemtale dhe pragmatise dhe zgjedhjet duhet të vihen në shërbim të LSI-së dhe Shqipërisë. Ne jemi një forcë e majtë dhe PS mund të bëjë thirrje dhe kjo do të ishte normale, dhe ne do të mirëpresim cdo bashkëbisedim me forcat politke gjithnjë në shërbim të vendit.”- tha Lefter Koka duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve të vendosur në ambientet e jashtme të parlamentit

THIRRJA E SOCIALISTEVE EVROPIANE PER BASHKIM LSI-PS
Presidenti i Partive Socialiste Evropiane Sergei Stanishev dhe zëvendëspresidenti i Parë i Parlamentit Evropian Gianni Pitella i kërkuan Ramës t'i zgjasë dorën publikisht Ilir Metës, aleatit të qeverisë aktuale dhe për t'i hapur rrugë krijimit të një qeverie të re të mjatë e cila do të sillte ndryshim rrënjësor të vendit.

RAMA MBLEDH NESER KRYESINE, NE TRYEZE KOALICIONI ME LSI
Ndërkohë apeli i socialistëve evropianë ka vënë në lëvizje edhe liderin e Partisë Socialiste, Edi Ramën, i cili nesër mbledh anëtarët e kryesisë, dhe pritet që në tryezë të diskutohet edhe thirrja e drejtuesve të lartë socialistë evropianë për bashkimin ndërmjet Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe PS-së në zgjedhjet e 23 Qershorit.

Në deklarimet e mëparshme kreu socialist, Edi Rama e ka lënë derën e hapur për një aleancë të mundshme për LSI, duke shtuar se i takon kësaj të fundit që të shkëpusë raportet me Sali Berishën dhe qeverinë e tij.

Meta, i cili aktualisht ka tre ministra pjesë të kabinetit qeveritar, u bë pjesë e një koalicioni paszgjedhor me Partinë Demokratike të Sali Berishës, duke i siguruar fitoren dhe krijimin e një qeverie në zgjedhjet e vitit 2009. Vit i i cili u regjistrua si ndërprerje e marrëdhënieve mes dy socialistëve, Ramës dhe Metës.

Redaksia Online
(sg/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës