Presidenti Ilir Meta njoftoi mbrëmjen e sotme se zhvilloi një bisedë online me përfaqësuesit e “Europa Nostra” ku shton se ranë dakord për domosdoshmërinë e nisjes së një hetimi ndërkombëtar mbi këtë çështje dhe informimin e mëtejshëm të niveleve më të larta europiane.
"Një bashkëbisedim tepër i frytshëm dhe i ngrohtë me përfaqësuesit e “Europa Nostra”, Zëvendëspresidentin ekzekutiv, z.Guy Clausse, Sekretaren e Përgjithshme, znj.Sneska Quaedvlieg-Michailovic, dhe anëtarin e bordit, Profesor Paolo Vitti. Mirënjohje për angazhimin dhe vëmendjen që “Europa Nostra” ka treguar ndaj promovimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit tonë.
Duke u ndalur në çështjen e Teatrit Kombëtar, e falenderova “Europa Nostra” për mbështetjen krah “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit” në mbrojtje të këtij kompleksi dhe gjithë zonës historike të Tiranës. Theksova se shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar është çështje kushtetuese, e trashëgimisë historike dhe identitetit kombëtar, tashmë edhe një çështje europiane.
Ramë dakord për domosdoshmërinë e nisjes së një hetimi ndërkombëtar mbi këtë çështje dhe informimin e mëtejshëm të niveleve më të larta europiane. Sepse siç me të drejtë tha Profesor Paolo Vitti: “Europa nuk është vetëm euro, por edhe kulturë, solidaritet, humanizëm dhe identitet. Teatri Kombëtar ishte dëshmori i parë i Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, por demokracia dhe kultura europiane do fitojë”. Nga sot më konsideroni edhe mua anëtarin më të ri të “EUROPA NOSTRA”" mbyll postimin Ilir Meta.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
17.4%
-
Pak
9.9%
-
Aspak
72.7%
Vota total: 121
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Duke bërë ecje e pirë cigare, Report Tv sjell VIDEO-n e Ilir Metës në ajrim te burgu 313
20 Janar, 20:07
-
Në hetim për CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA, Monika Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për masën 'Detyrim paraqitje' të vendosur nga GJKKO
20 Janar, 15:01
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Mero Baze: Lista e përbashkët e opozitës së re, si shenjë serioziteti opozitar
19 Janar, 07:07
-
Namir Lapardhaja: Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
18 Janar, 20:46
-
Manipulime në zgjedhjet në degën nr.2 në PD, Çollaku: Shqetësim edhe për procesin e primareve! Meta s’mund të jetë në listën tonë, është i majtë
17 Janar, 16:06
-
Meta kërkon lirimin nga qelia, avokati rekurs në Gjykatën e Lartë: Jemi në prag fushate, s’ka prova për ta mbajtur në burg
17 Janar, 11:59
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46
-
Ish numri 2 i Metës gati të bashkëpunojë me Ramën, Braimllari për Report Tv: Dua të jap angazhimin tim për zgjedhjet e 11 majit! S'kam problem ta nis si 19 vite më parë
13 Janar, 13:32
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
Hahahahahaha...kujton ky se e njeh kush Kaza nostrën e tij. Ojq s'ka asnjë tagër të përzihet në punët e shtetit shqiptar, aq më tepër që ne akoma s'jemi pjesë e Europës. Nuk mbështesin hajdutët ata, se i kërkohet llogari deri më një për paratë që marrin. Po që ka lojtur fare ky... më vjen keq për ata këshilltarët që ndoshta ju ka ngelur pak integritet, por me sa duket 89 veta që punojnë aty, kanë humbur personalitetin e s'bëjnë gjë pa ju thënë IM. Turp, turp. Mos harroni o të marrë se b...keni tuajën, karrigja është e shtetit. nëse s'jeni palë me hajdutin, braktiseni sa s'është vonë.
PërgjigjuHajduti kerkon hetim. Teatri eshte kompetenca e shtetit.nuk ka shani ti fut hundet njeri.jeni thjesht nje qelbesire qe duket e qarte se bashke me Bashen dhe Buduna Legenin po e perdorni politikisht
PërgjigjuMe duket se ka biseduar me organizaten Monika Nostra sepse Europa Nostra ja perplasi mu ne fytyre te ashtuquajtures Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit kur ja nxorri lakrat duke thene se as kemi biseduar as e kemi klasifikuar Teatrin si objekt te rrezikuar
PërgjigjuSka hetim nderkombetar per teatrin.Shqiperia ka drejtesine e saj te dale nga vetingu dhe nuk e pyet politiken por ligjin
Përgjigju