Meta:Raporti,më shumë përgjegjësi
për ne, Vettingu do zbatohet 

Meta:Raporti,më shumë përgjegjësi<br />për ne, Vettingu do zbatohet 
TIRANE - Ambasadorja e BE-së në vendin tonë Romana Vlahutin i dorëzoi pasditen e sotme kryeparlamentarit Ilir Meta raportin e Komisionit Europian, që rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.  

Në një deklaratë për mediat, Meta theksoi se pas kësaj dite pritshmëritë janë më të mëdha dhe qytetarët e BE-ja kërkojnë më shumë seriozitet dhe përkushtim.

Pas lajmit pozitiv me të cilët janë njohur qytetarët tanë, me rekomandimin pozitiv të prezantuar nga eurokomisioneri Hahn, e shohim më të mundshme dhe të prekshme aspiratën për anëtarësimin në BE. Ky vlerësim pozitiv është kontribut i të gjithë aktorëve në Shqipëri, edhe i parlamentit.

Ky rekomandim vjen pas miratimit me konsensus të reformës në drejtësi. vlerësoj angazhimin e palodhur të komuniteti ndërkombëtar, për mbështetjen e ofruar në përmbushjen e detyrimeve tona. Dita e sotme sjell më shumë optimizëm, dhe më tepër përgjegjësi dhe detyrime për ne, si përfaqësues të zgjedhjeve të popullit shqiptar në mënyrë që të përmbushim angazhimet tona për anëtarësimet në BE.

Nga sot detyrimet tona janë akoma më të mëdha, dhe kërkon më shumë përkushtim nga ne për të arritur rezultate të dukshme t ë shpejta, me implementimin e reformës në drejtësi. kjo është një nga rrugët6 më të rëndësishme për forcimin e shtetit ligjor në vendin tonë
”, u shpreh Meta.

Kryeparlamentari Ilir Meta shprehu bindjen se procesi i vettingut do të zbatohet së afërmi, si hapi i parë për zbatimin e reformës në drejtësi.

Unë besoj se vettingu është një proces që do të ndodhë së afërmi, dhe besoj se së shpejti Komisioni i Venecias do të rishprehet për këtë çështje. Më pas ne do të vazhdojmë me zbatimin e vettingut, si hapi i parë për vetë zbatimin e reformës në drejtësi.

Kjo është një kërkesë e BE për të ecur drejt çeljes së negociatave për anëtarësim. Është shumë e rëndësishme që është hedhur një hap pozitiv sot nga Komisioni Europian. Do të merret një vendim nga Këshilli i vendeve anëtare në dhjetor, ne jemi optimistë për një vendim pozitiv.

Ne do të na duhet të dyfishojmë përpjekjet për të gjitha çështjet që na kërkohet përparim
”,deklaroi Meta.
(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social