Meta rikthen në skenë Esat Pashën për një mesazh politik: Marrëveshje që s'duhet të përsëriten

Meta rikthen në skenë Esat Pashën për një mesazh politik: Marrëveshje që s'duhet të përsëriten

Presidenti i vendit, Ilir Meta ditën e sotme ka publikuar një foto ku ka rikthyer në vëmendje emrin e Esat Pashë Toptanit duke thënë se historia e tij duhet lexuar në mënyrë që të mos përsëriten marrëveshje siç ai bënte në kohën e tij. Meta duket se po lexon librin "Esat pashë Toptani: Njeriu, Lufta, Pushteti" ndërsa në diciturën që ai shkruan krahas fotos duket se thumbon dhe dërgon mesazhe ndaj kundërshtarëve politik. Kur ka prej disa kohësh që bën thirrje që kryeministri Rama dhe kreu i opozitës duhet të ule dhe më pas të shkojnë në zgjedhjet që ai ka dekretuar me 13 tetor, Meta sot shkruan se historia e Esat Pashës duhet lexuar për histori që nuk duhen harruar dhe marrëveshje që s'duhet të përsëriten.

Kujtojmë se disa javë më parë Meta me anë të një deklarate për shtyp ku jepte propozimin e tij për zgjedhjet lokale, të përgjithshme dhe atë për President në të njëjtën ditë (13 tetor), e konsideroi veten si Avni Rustemi i cili vrau Esat Pashën si tradhtar.

"Jam  i racës së politikanit të tipit Avni Rustemi, edhe i disa shqiptarëve të tjerë si Mic Sokoli, Vojo Kushi" shprehej Meta në atë kohë.

 Ndërkohë nga ana tjetër edhe pse opozita është përçarë, ku LSI, ish-kryebashkiakët e djathtë dhe aleatët e PD kanë rënë dakort që të hyjnë në zgjedhje, Presidenti Meta vijon të këmbënguli që zgjedhjet të bëhen me 13 tetor. Për sa i përket kreut të PD i qëndron idesë se nuk mund të hyjë në zgjedhje pa u larguar Edi Rama si kryeministër. Ndërsa vetë qeveria që ka marrë të gjitha bashkitë në vend bazohet në zgjedhjet e 30 qershorit dhe po vijon punën në këto bashki.

Esat Pasha njihet në Histori si një njeri që ka punuar vetëm për interesat e tij dhe që ka bërë marrëveshje me armiqtë e vendit. Ai u vra të dielën  e 13 qershorit të vitit 1920 nga Avni Rustemi sapo doli nga hotel “Continental” në Paris.


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 15/08/2019 17:06

    Po ti je kokelope skrapari ke surrat ti me be karshillek gjasme lexon ndyresirat nadalin perdite

    Përgjigju
  • spak: 15/08/2019 13:48

    zoti president vetem perpara drejt vjedhjeve te reja , leri keto dava leckamanesh sjane niveli yt . Vazhdoni ta rjepni popullin dhe athdheun si gjithmone me dredhina e batakcilleqe sic dini ju.

    Përgjigju
  • edi: 15/08/2019 12:26

    Wow Thgame se eshte vetem Hajdut dhe Kollovar nga krahina e Veriut Dibra Sot na del dhe trim si Avni Rustemi Domethene Shoku Doci ,paska te drejte qe thote se Meta donte ta vriste dikur Docin Dicka e ngaterrueshme Flori ,Euro ,Toka ,Saraje e Shtepi Luksoze dhe serish Vrases Me te drejte qe eshte cnje njeri vrases Dhe me te drejte qe eshte Nipi i SULO-GRADECIT ,Vrasesit me te urryer te kohes Komuniste , Iliri qe po can Malet do te mbijetoje tani si enderr qe sheh dhe mendon si Noc Rroku dhe hieja e tije do te jete Fallxhorja e Kombit qe Qelben Atdheun bashke me Berishen Lulushin dhe disa kokkrera si Vasili Komunist qe skermit dhembet qe po i bien a me shpejt hiqi nga faqja e dheut Futi brenda per jete Merrjani tewre Pasurite qe vollen dhe mashtruan Shqipetaret Sot si Krokodile ankohen per Popullin qe e ROPEN TE GJALLE ,

    Përgjigju
  • peoples: 15/08/2019 11:38

    Siperfaqesor i peshtire

    Përgjigju
  • BRSS: 15/08/2019 10:16

    MOS NA BEJ MORAL O HAJDUT TI JE NJERIU ME I FELLIQUR O PLERE DO VIJ NJE DITE QE DO JAPESH LLOGARI DERI NE NJE SKE KU VETE O NE BURG O NE PLUMB NE TE SATEME KE PER TE VAJTUR ZAGAR

    Përgjigju
  • Qytetari: 15/08/2019 10:14

    E kam lexuar me vemendje kete liber,te bazuar vetem ne dokumente arkivore.Per brezin tim por edhe ne pergjithesi,figuren e Esatit e njohim vetem bardh e zi,nderkohe qe eshte shume komplekse (sidoqofte kjo eshte pune historianesh,qe ne pergjithesi kane mbetur "rob" te percaktimeve te shkruara me pare nga ata vete) ! Nuk dua te zgjatem nese ka vend per te bere paralelizma ndermjet sjelljes se Esatit dhe komplekseve problematike ku ndodhet vendi, politikisht.Vetem dy gjera : ky lexues,nuk di te mbaje as librin,ne menyren e duhur per ta lexuar,se dyti,ju garantoj qe deri ne ate fq qe ky e ka hapur (shikoj nga foto-ja),ende nuk ka arritur ne pjesen ku flitet per marreveshjet e Esatit....No more koments ! Qytetari

    Përgjigju
  • Mire: 15/08/2019 09:44

    Ti je vetem race hajduti mos fol me asnje fjale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja