Kryetari i LSI, Ilir Meta i është përgjigjur indirekt kërkesës së demokratit Lulzim Basha për krijimin e një qeverie teknike, me qëllim organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në 18 qershor.
Në një dalje për mediat, kryetari i LSI, Ilir Meta, iu përgjigj ftesës së PD për qeveri teknike duke theksuar se forca politike që ai drejton është në një formacion qeverisës ku ka përgjegjësitë e saj.
Përgjigjja e Metës është edhe një refuzim i qartë pas insistimit të opozitës se kushti për zgjedhje të lira dhe demokratike më 18 qershor është pikërisht qeveria teknike.
"Ka qenë një përgjigje e qartë më parë. Ne vazhdojmë me këtë koalicion, të përmbushim detyrimet dhe përgjegjësitë tona cdo ditë, çdo javë që vjen. Të gjithë kemi përgjegjësi të mëdha për të përmbushur", u shpreh Meta.
Sa i takon protestës së PD, Meta tha se dialogu është e vetmja rrugë për t'i dhënë zgjidhje çështjeve që ngrihen.
"Qëndrimi i LSI është mjaft i qartë, zgjedhjet e 18 qershorit janë vendimtare për të ardhmen europiane të Shqipërisë, së bashku me vazhdimin e zbatimit të reformës në drejtësi dhe fillimit të zbatimit të Vettingut. Janë jashtëzakonisht kyçe për çeljen e negociatave dhe për zbatimin e suksesshëm të reformës në të ardhmen.
Dialogu është e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjet që ngrihen, të cilat kanë të bëjnë me standardet e zgjedhjeve dhe për të shtruar mundësitë praktike të realizimit të garancive që kërkohen për standardet e zgjedhjeve dhe për të përfunduar reformën zgjedhore.
Asnjëherë nuk duhet hequr dorë nga dialogu, politika konfrontuese nuk është mirë për vendin, dialogu është kyç për suksesin e reformave që kemi ndërmarrë, siç vërejti edhe PE.
Kurorëzimi me sukses të plotë i zgjedhjeve është vendimtar për katër vitet që vijnë dhe më tej", u shpreh Meta.
Deklaratat e tij, Meta i bëri pas mbledhjes së kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO