Meta s'dekreton Gudar Beqirajn?
Akademiku: Lajme të pavërteta

Meta s'dekreton Gudar Beqirajn?<br />Akademiku: Lajme të pavërteta<br>
Gudar Beqiraj mohon lajmin e disa mediave se Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk do ta dekretojë atë si Kryetar i Akademisë së Shkencave.  

I telefonuar nga Report TV për arsyet se pse presidenti nuk e ka dekretuar ende, Beqaraj shprehet se është në pritje të dekretimit nga kreu i shtetit, sepse sipas tij, nuk është caktuar ende afati. "Janë shkrimet gazetaretske ato që flasin për mosdekretimin tim. Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar", shprehet Beqiraj.  

Lajmi për mosdekretimin nga Meta të Gudar Beqirajt është dhënë në një gazetë ditore dhe më pas i ripublikuar në disa portale. Gudar Beqiraj thotë se: “Ende nuk është vendosur data e dekretimit". "Vetë në presidencë më kanë thënë se nuk ka një afat të dekretimit. Unë vetë jam në Budapest. Për momentin, presidenti është në pozita të tilla që do ta dekretojë kryesimin tim në Akademinë e Shkencave”, u shpreh Beqiraj.

Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave në 4 shtator u shoqëruan me mjaft polemika. Pjesë e debatit u bë dhe kryeminsitri Edi Rama i cili paralajmëroi se do ndërpresë financimet për Akademinë pasi ky institucion sipas tij zgjodhi farsën në vend të reformës. Gudar Beqiraj dhe Myzafer Korkuti bënë rrokadë me njëri-tjetrin. Korkuti mbante detyrën e kryetarit të Akademisë së Shkencave, dhe Beqiraj ishte nënkryetar e u bë kryetar.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari