Ka qënë ky reagimi i kreut të Kuvendit, pas debatit në ditë më parë në lidhje me praninë e kreut të komisionit të sigurisë Spartak Braho në spitalin privat ku ndodhet i shtruar deputeti i arrestuar Mark Frroku.
Nga Gjirokastra kreu i Kuvendit tha se, për cilindo që del mbi ligjet apo Kushtetutën e vendit qëndrimi i tij është i prerë, "nuk ka dhe nuk do të ketë kompromis".
Një ditë më parë Kreu i Kuvendit Ilir Meta i kërkoi shpjegim Spartak Brahos të sqarojë publikisht opinionin publik lidhur me të vërtetën, e kësaj vizite ndërsa u kërkoi dhe krerëve të disa institucioneve të hetojnë mbi këtë fakt.
Pas kësaj deklarate erdhi edhe reagimi i deputetit Spartak Braho i cili shpjegoi se ka qenë në spital për arsye personale shëndetësore të parashikuara ditë më parë ./atsh/
