Meta: Sfida jonë krijimi i një
shteti me drejtësi të pavaru

Meta: Sfida jonë krijimi i një<br />shteti me drejtësi të pavaru
TIRANË-“Ndërtimi i një shteti edhe më demokratik, edhe më funksional të një drejtësie të pavarur dhe të barabartë për të gjithë dhe një ekonomie edhe më dinamike janë sfidat tona të përbashkëta”. Kështu u shpreh kryetari i parlamentit, Ilir Meta në mbrëmjen Gala që u organizua në mbyllje të Samitit të Diasporës. Sipas Metës, sot është koha për të shprehur një detyrim ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë.

“Këto dhe të tjera lajme në bëjnë të përgjegjshëm për angazhime dhe detyrime më të mëdha dhe më të reja ndaj qytetarëve tanë. Ndërtimi i një shteti edhe më demokratik, edhe më funksional të një drejtësie të pavarur dhe të barabartë për të gjithë dhe një ekonomie edhe më dinamike, më të integruar dhe më tërheqëse ndaj investimeve, një shoqërie të shëndoshë dhe me arsim konkurrues, të një të ardhme të sigurtë dhe të një politike të jashtme pragmatike dhe në shërbim të interesave kombëtare janë sfidat tona të përbashkëta”.

Kryeparlamentari Meta tha se të gjitha arritjet e Shqipërisë dhe Kosovës janë realizuar falë edhe kontributit të diasporës. Sipas tij, Diaspora dhe shteti shqiptar janë të lidhur ashtu si degët janë të lidhura me pemën.

“Ndaj ne duhet të pohojmë me zë të lartë sot që jemi krenarë për ju dhe përfaqësimin tuaj të denjë në botë. Pikërisht për këtë besoj se është çasti për të shprehur një detyrim të madh ndaj jush. Asnjëherë nuk është vonë për të kuvenduar, ashtu si ju keni bërë këto ditë. Asnjëherë ne në Shqipëri nuk duhet të harrojmë se ju keni në çdo çast nevojë të ndjeni pranë jush shtetin dhe vendim amë. Ashtu si trungu i një peme ka nevojë për degët e tij, sado larg apo e vogël është ajo ashtu edhe çdo degë e tij ndjen nevojën e mbështetjes në një trung të fortë dhe të shëndetshëm. Kjo është edhe një marrëdhënie jetësore mes diasporës dhe shtetit tonë”.

[gallery]19760[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja