Meta dekreton Ramën edhe ministër të Jashtëm: Rast i veçantë, shmanga krizën

TIRANE-Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme kryeministrin Edi Rama edhe në postin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, pas shkarkimit të Ditmir Bushatit, që ka mbajtur këtë detyrë deri tani. Debatit të krijuar në ditët e fundit nëse e lejon Kushtetuta, që kryeministri të mbajë edhe postin e ministrit, kreu i shtetit i përgjigjet duke sqaruar se ‘është një rast i veçantë, që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë’.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, zyra e shtypit të Presidentit thekson se dekreti është firmosur nga Meta ‘duke mbajtur në konsideratë edhe rëndësinë e evitimit të çdo mundësie për krijimin e një krize institucionale, e cila do të dëmtonte pozitën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare’. Megjithatë kreu i shtetit thekson se ‘ushtrimi i detyrës së Ministrit nga Kryeministri është njëveprimtari shtetërore që shtrihet brenda sferës ekzekutive pjesë e kabinetit qeveritar, struktura e të cilit është në të drejtën e Kryeministrit për t’u propozuar’.

Me dekretin e sotëm merr fund, të paktën për momentin përplasja institucionale mes Presidencës dhe qeverisë, e cila nisi pas refuzimit që Meta i bëri emrit të Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm. Kryeministri ka paralajmëruar se çështjen nëse Presidenti ka të drejtë që të kthejë dekretet do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Tashmë pritet që në seancën e radhës, që është në datë 21 janar të firmosen dekretet e shkarkimit të Bushatit dhe të emërimit të kryeministrit Edi Rama edhe në postin e kryediplomatit të Shqipërisë.

Dekreti i Presidentit për shkarkimin e Bushatit

Dekreti për emërimin e Ramës

Njoftimi i Presidencës për dekretin
Presidentit të Republikës më datë 14 janar 2019, i është paraqitur propozimi i ri për emërimin e z. Edi Rama, Kryeministër edhe në funksionin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Emërimi i Kryeministrit edhe në detyrën e Ministrit është një rast i veçantë, që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Presidenti i Republikës vlerësoi këtë propozim në përputhje me frymën që përcjell Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, duke bërë një interpretim të zgjeruar dhe fillestartë dispozitave kushtetuese, si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin që, ushtrimi i detyrës së Ministrit nga Kryeministri është njëveprimtari shtetërore që shtrihet brenda sferës ekzekutive pjesë e kabinetit qeveritar, struktura e të cilit është në të drejtën e Kryeministrit për t’u propozuar.

Në shqyrtimin e këtij propozimi Presidenti i Republikës, në cilësinë e Kreut të Shtetit, ka mbajtur në konsideratë edhe rëndësinë e evitimit të çdo mundësie për krijimin e një krize institucionale, e cila do të dëmtonte pozitën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93 dhe 98 pika 1 të Kushtetutës, sot më datë 18.01.2019, ka vendosur me Dekret që : Z.Ditmir Bushati ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, shkarkohet nga kjo detyrë dhe zoti Edi Rama, Kryeministër, emërohet edhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 18/01/2019 17:23

    Asnje lloj burgu nuk bejne keta kriminele qe bejne pazare ne kurriz te popullit.Do varrosen te gjithe me nderime ushtarake pa ju hyre ferre ne kembe.Se shtet nuk mund te kete ne shqiperi.Shteti eshte vetem ne leter!

    Përgjigju
  • Malo: 18/01/2019 13:26

    President prej kartoni

    Përgjigju
  • Latifi: 18/01/2019 11:38

    E mori pozicionin e ministrit te jashem me intrige dhe dhune rrofte diktatori yne ed Rama

    Përgjigju
  • Shqiptar: 18/01/2019 11:28

    Bushati duhet te ishte shkaruar brenda 7 ditesh. Keshtu e percakton Kushtetuta. Neni 98 i saj. Ilir Meta e ka shkelur hapur nenin 98 te Kushtetutes. Gjykata e Re kushtetuese do e certifikoje shume shpejt shkeljen flagrante te Ilir Floririt duke e detyruar te ike nga Presidenca drejt burgut te Bënçes.

    Përgjigju
  • Erik: 18/01/2019 11:22

    Po si ka mundesi qe nuk dekretoi "bishtin" e Rames qe gjasme kerkonte ndarjen e Kosoves, por dekretoi "arkitektin" e vertete te saj? O Like o primitiv, shteti nuk eshte privat qe ti te vendosesh si ta thote ty truri kur ngrihesh ne mengjes. Je qesharak ne ekstrem.

    Përgjigju
  • Ton Ton: 18/01/2019 11:17

    I paska ra çmimi KB

    Përgjigju
  • Shqiptar: 18/01/2019 11:11

    Duke shkarkuar Bushatin pertej afatit 7 ditor, Ilir Meta ka ligjeruar me duart e tij shkeljen e Kushtetutes.

    Përgjigju
  • Bbb: 18/01/2019 10:58

    Ah na hengerte m...t meta ne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja