Rama ministër i Jashtëm/ Berisha: E premte e zezë, grusht shteti! Presidenti dekretoi albanofobin

Rama ministër i Jashtëm/ Berisha: E premte e zezë, grusht shteti! Presidenti dekretoi albanofobin

Sali Berisha, ish-kryeminister

Pak orë pasi Presidenti Ilir Meta, vendosi që të dekretojë kryeministrin Edi Rama si ministër të Jashtëm, (Lexo këtu), ka ardhur edhe reagimi nga ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha e quan ditën e sotme, një të premte të zezë. Berisha thotë se dekretimi i Ramës si ministër është një akt anti-kushtetues dhe grusht shteti. Për Berishën, dekretimi është antikushtetues dhe merr për bazë pikën D, në nenin 102 të Kushtetutës, kryeministri kufizohet të kryerë detyra të tjera përvec atyre që bazohen në Kushtetutë.

Reagimi i plotë i Berishës:

Sot eshte nje e premte tjeter e zeze: ne historine e kushtetutshmerise, interesit kombetar dhe politikes se jashtme te Shqiperise!

Te dashur miq, sot eshte nje e premte e zeze ne historine e kushtetuteshmerise, te politikes se jashtme te Republikes se Shqiperise dhe interesave kombetare te shqiptareve.

Kjo sepse kete dite, me 18 janar te vitit 2019, presidenti i Republikes dekretoi albanofobin, antishqiptarin e mirefillte, njeriun qe ne popull masivisht e therrasin Zografi Bis si minister i jashtem i Shqiperise.

Kjo sepse kesaj here, njelloj si Jorgo Kristakis Zografi 105 vite me pare, qe per llogari te magalides shpalli autonomine e zonave jugore te vendit, Edvin Kristakis Rama me marreveshjen e tij i fali Greqise 2100 km det dhe trilione meter kub gaz dhe fuçi nafte pasuri perrallore nendetare te popullit shqiptar. Edvinin shqiptaret e konsiderojne dhe e therrasin rendome Zografi bis sepse ai eshte flamurmbajtes ne Tirane i idese se Serbomadhise, iniciator i projektit te coptimit, tregtimit te territoreve te Kosoves. Kjo eshte nje e premte e zeze ne historine e kushtetutshmerise dhe triumf i grushtit te shtetit brenda shtetit dhe kjo sepse Kushtetuta e Shqiperise neni 102 pika “d” sanksionon” se kryeministri dhe jo zevendes kryeministri, “kryen detyra të tjera të parashikuara në Kushtetutë e në ligje”.

Me kete pike te ketij neni, ne arsyetimin me elementar do te thote se Kushtetuta e kufizon kryeministrin dhe jo zevendesin e tij, te kryeje detyra te tjera perveç atyre qe parashikohen ne Kushtetute dhe ligje. Kushtetuta ka vendosur piken “d “ne nenin 102 me qellimin per te kufizuar kryeministrin, per t'i diktuar atij se vertet ti je shef i ekzekutivi por fuqite e tua kufizohen brenda Kushtetutes dhe ligjit, dhe per t'a detyruar keshtu me qellim kryeministrin, qe te respektoje parimin e dekoncentrimit te pushtetit ekzekutiv, parim qe de facto eleminohet me dekretimin e Edvinit minister i jashtem dhe çel rrugen ipso facto mbi bazen e ketij precedenti, pasi ka kryer grushtin e shtetit brenda shtetit duke eleminuar Gjykaten Kushtetetuese, te marre cdo portofol tjeter njelloj si ne vende diktatoriale.

Edvin Kristaq Rama, per te marre portofolin e ministrit te jashtem duhet qe te amendonte Kushtetuten, e cila qellimisht nuk ka parashikuar qe kryeministri te marre edhe detyren e ministrit por e ka urdheruar ate se mund te marre detyra qe parashikohen ne Kushtetute dhe ligje.

Po keshtu, puçisti Rama mund te merrte detyren e ministrit te jashtem duke amenduar ligjin organik te Keshillit te Ministrave dhe me ligj te autorizonte veten qe te merrte edhe detyre ministrore.

Kjo eshte nje e premte e zeze ne historine e shtetit shqiptar te bazuar mbi vlerat e pluralizmit politik, pasi kjo dite ktheu nje model rrenqethes dhe te shemtuar te shtetit monist te Pasluftes se Dyte Boterore ku diktatori paranojak Enver Hoxha ishte edhe kryeminister dhe minister i jashtem i shtetit te tij diktatorial.

Kushtetuta e Shqiperise ne nenin e saj 100 pika 4 sanksionon se : “Aktet e Këshillit të Ministrave janë të vlefshme, kur nënshkruhen nga Kryeministri dhe ministri propozues.”

Keshtu qe sot e tutje te gjitha marreveshjet nderkombetare te Shqiperise, aktet dhe propozimet e Ministrise se Jashtme qe do miratohen ne qeveri do kene ne njeren ane firmen dhe vulen e kryeministrit Edvin, kurse ne anen tjeter firmen dhe vulen e ministrit te jashtem Edver. Turp dhe faqe e zeze!! sb.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme kryeministrin Edi Rama edhe në postin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, pas shkarkimit të Ditmir Bushatit, që ka mbajtur këtë detyrë deri tani. Debatit të krijuar në ditët e fundit nëse e lejon Kushtetuta, që kryeministri të mbajë edhe postin e ministrit, kreu i shtetit iu përgjigj duke sqaruar se ‘është një rast i veçantë, që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë’.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 18/01/2019 18:32

    Sala ka te drejte, ministrin e jashtem duhet ta zgjidhte Meta ose ai vete dhe Rama ta pranonte.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 18/01/2019 16:32

    Malokerii e gjalle.Shpellar dhe goje hale.Mi gjirizesh

    Përgjigju
    • Tani: 18/01/2019 18:45

      Ky është nje çelbësir

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja