SHKODËR - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka qenë i pranishëm në qytetin e Shkodrës në takimin triditor të zhvilluar me strukturat e gjimnazeve të Lëvizjes Rinore për Integrim.

Në bashkëbisedimin me të rinjtë, Meta theksoi se LSI është një forcë politike, që shkon drejt rezultateve konkrete dhe jo drejt fjalëve, një forcë politike pa komplekse, siç e cilësoi ai.

Gjate bashkëbisedimit me të rinjtë, kreu i LSI-së, Meta duke marrë shtysë nga organizimi i këtij takimi në Shkodër, premtoi se forca e tij politike do të jetë përherë pranë këtij qyteti dhe garantoi se Shkodra është përherë në qendër të vëmendjes së tij.

Prej tri ditësh në Shkodër mbi 80 të rinj të gjimnazeve të Tiranës ishin pjesë e trajnimeve dhe bashkëbisedimeve si pjesë e strukturave të LRI-së.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)