Meta shkresë për kryetarët e
komisioneve:Kontroll qeverisë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ju kërkon Komisioneve Parlamentare që të monitorojnë qeverinë sipas një kalendari kontrolli dhe monitorimi për çdo fushë përgjegjësie.

“Shqiptarja.com” ka siguruar një shkresë që Meta ju ka dërguar të gjithë kryetarëve të komisioneve parlamentare dhe organeve të tjera të Kuvendit, ku ju lë 16 detyra ku duhet të ndërhyjnë për të përmirësuar performancën e këtij institucioni.

Në këtë dokument thuhet se zbatimi i pikave të këtij Plani Veprimi do të monitorohet dhe se reflektimi në këto pika është i lidhur ngushtë me procesin integrues. “Raporti i KE-së i vitit 2016, vlerëson  se Kuvendi i Shqipërisë ka bërë progres, por gjithashtu paraqet dhe disa gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e mëtejshëm, si: Forcimi i rolit të Këshillit Kombëtar të Integrimit, përmirësimin e koordinimit me ekzekutivin, përmirësimin dhe funksionimin e rezultateve të punës së komisioneve hetimore parlamentare dhe rritja e përdorimit të mekanizmave të tjera të kontrollit parlamentar. Ju kërkoj angazhimin maksimal në realizimin në kohë dhe me cilësi të masave të parashikuara. Zbatimi do të monitorohet përmes një raportimi periodik çdo dy muaj që Shërbimet e Kuvendit do t’i dërgojnë Kryetarit të Kuvendit dhe Konferencës së Kryetarëve”, thuhet ndër të tjera në letrën e firmosur nga Ilir Meta.  

1.Rekomandimi: “Është e rëndësishme që reforma zgjedhore të miratohet në kohë të mjaftueshme përpara raundit të ardhshëm të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në vitin 2017”. Masa konkrete: Të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në projektligjin i cili adreson të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR. Përgjegjës: Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

2.Rekomandimi: “Kapaciteti i përgjithshwm i Kuvendit për të monitoruar zbatimin e përputhshmërisë së legjislacionit të ri me aqcuis mbetet i kufizuar”. Masa konkrete: “Analizë e bazës metodologjie të punës së Kuvendit në procesin e kontrollit të përputhshmërisë së legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. Krijimi i një database-i parlamentar për përafrimin e legjislacionit. Etj.” Përgjegjës: KIE, Shërbimi i Komisioneve.

3.Rekomandimi: “Rregullorja e parlamentit duhet të reflektojë ligjin e Kuvendit në procesin e integrimit në BE”. Masa konkrete: Hartimi dhe miratimi i ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit. Përgjegjës: Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet.

4.Rekomandimi: “Etika parlamentare nuk i përmbush dispozitat rregullatore dhe pritshmëritë e publikut. Kodi i Etikës, i cili ka qenë në procedurë parlamentar qysh në fillim të vitit 2016, është në pritje të miratimit”. Masa konkrete: “Miratimi i Kodit të Sjelljes për Deputetët”. Përgjegjës: Grupet Parlamentare, Kuvendi.

5.Rekomandimi: “Pavarësisht nga përpjekjet, koordinimi me degën e ekzekutivit duhet përmirësuar më tej. Puna e komisioneve hetimore mbeti shumë konfliktuale dhe munguan rezultatet. Mekanizmat e tjerë mbikëqyrës mbetëm më pak të shfrytëzuar”. Masa konkrete: “Ushtrimi më sistematik i funksionit mbikëqyrës së Kuvendit ndaj veprimtarisë së qeverisë. Përdorimi më intensiv i interpelancave. Publikimi në faqen e internetit të Kuvendit i pyetjeve me shkrim të bëra nga deputetët dhe përgjigjeve me shkrim të dhëna nga qeveria. Planifikimi sistematik i veprimtarisë monitoruese të komisioneve parlamentare sipas fushave të përgjegjësisë, duke përgatitur një kalendar kontrolli/monitorimi. Organizimi periodik nga komisionet parlamentare të seancave dëgjimore me ministrat dhe me zyrtarët e lartë të qeverisë.”. Përgjegjës: Komisionet Parlamentare. Kuvendit.

6.Rekomandimi: “Duhet të zhvillohet një sistem gjithëpërfshirës për ndjekjen dhe monitorimin e rekomandimeve nga Kuvendi dhe Institucionet e Pavarura”. Masa konkrete: “Ushtrimi sistematik i funksionit mbikëqyrës së Kuvendit ndaj veprimtarisë së institucioneve të pavarura përmes shqyrtimit të raporteve vjetore. Krijimi i një mekanizmi ndërinstitucional “Qeveri-Kuvend-Institucione të Pavarura” me qëllim ndjekjen dhe zbatimin efikas së rekomandimeve të këtyre institucioneve.”. Përgjegjës: Kuvendi, Komisionet, Ministri i Shtetit dhe Marrëdhënieve me Parlamentin.

7.Rekomandimi: “Dy anëtarë të KQZ-së u zgjodhën në dhjetor dhe një anëtar i Bordit të AMF-së u emërua në janar. Katër anëtarë të AMA-s dhe një anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së u zgjodhën në korrik”. Masa konkrete: “Ushtrimi i funksionit zgjedhës të Kuvendit për plotësimin e vendeve vakante në institucionet e pavarura”. Përgjegjës: Organet e Kuvendit.

8.Rekomandimi: “Ligji i dekriminalizimit u miratua në shkurt dhe aktet nënligjore në mars. Efektet fillestare rezultuan në dorëheqje vullnetare dhe shkarkime në nivel vendor”. Masa konkrete: “Propozim nga organet e Kuvendit për ndërhyrje në aktin nënligjore (VKM për eksesin elektronik të të dhënave në regjistrat e gjendjes gjyqësore dhe civile të Kuvendit)”. Përgjegjës: Kuvendi.

9.Rekomandimi: “Kapaciteti i përgjithshme i Kuvendit për të monitoruar zbatimin e përputhshmërisë së legjislacionit të ri me acquis mbetet i kufizuar”. Masa konkrete: “Përgatitja e rekomandimeve mi modelin më të mirë të mbikëqyrjes për tu adoptuar nga Kuvendi i Shqipërisë, për monitorimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”. Përgjegjës: KIE, KKIE, Komisionet.

10.Rekomandimi: “Këshilli Kombëtar i Integrimit duhet të përmbushë plotësisht rolin e tij, si forum për përfshirje të gjerë dhe konsultime për çështjet e integrimit në BE.”. Masa konkrete: “KKIE të mblidhet çdo dy muaj, me shoqërinë civile, biznesin dhe pushtetin vendor”. Përgjegjës: KKIE.

11.Rekomandimi: “Nevojitet më shumë transparencë në nivel komisionesh”. Masa konkrete: “Instalimi i sistemit audio-video në sallat e komisioneve parlamentare”. Përgjegjës: 

12.Rekomandimi: “Komisionet Parlamentare kanë vijuar konsultimet me grupet e interesit, por kërkohen përmirësime në lidhje me njoftimet e përhershme dhe vazhdimësisë”.
Masa konkrete: “Zhvillimi seancave dëgjimore publike nga komisionet parlamentar për marrjen e mendimeve”. Përgjegjës: Shërbimi legjislativ.

13.Rekomandimi: “Të shtohet në Kushtetutë një nen për buxhetin e Kuvendit me të njëjtën mënyrë si ai për buxhetin e Avokatit të Popullit.”. Masa konkrete: “Analizë e kuadrit ligjor ekzistues lidhur me buxhetin e shtetit.”. Përgjegjës: Grup i posaçëm pune me 5 deputetë dhe 7 ekspertë nga stafi i Kuvendit.

14.Rekomandimi: “Mund të miratohet një ligj i veçantë mbi buxhetin e Kuvendit që parashikon hartimin e buxhetit të mënyrë më të pavarur nga Qeveria”. Masa konkrete: “Hartim i një ligji të veçantë.”. Përgjegjës: Grup pune i veçantë brenda Kuvendit.

15.Rekomandimi: “Kapacitetet kërkimore dhe analitike të Kuvendit ngelet të kufizuara”. Masa konkrete: “Për rritjen e kapaciteteve administrative është parashikuar shtimi i pesë nëpunësve civilë në vitin 2017. Trajnimi i stafit”. Përgjegjës: Byroja e Kuvendit, Drejtoria e Burimeve Njerëzore.

16.Rekomandimi: “Kapaciteti i përgjithshme i Kuvendit për të monitoruar zbatimin e përputhshmërisë së legjislacionit të ri me aqcuis mbetet i kufizuar”. Masa konkrete: “Trajnim i avancuar i të gjithë këshilltarëve të Shërbimit Legjislativ sipas acquis së BE-së lidhur me kapitullin e bisedimeve, etj. ”. Përgjegjës: Kuvendi. 

letra e metes

letra e metes

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)