Presidenti Ilir Meta, deklaroi këtë mbrëmje se shpallja e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore nuk ka lidhje me Lulzim Bashën dhe asnjë parti tjetër. Kreu i shtetit theksoi se nëse partitë nuk janë gati për të hyrë në zgjedhje, le të dalin kandidatë të pavarur dhe çdo qytetar të kandidojë.
Ndër të tjera Meta deklaroi se do ta çonte në Gjykatën e Strasburgut çështjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit nëse Gjykata Kushtetuese do i shpallte si kushtetuese. Meta tha se priste që Gjykata Kushtetuese t’i shpallte antikushtetuese zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, nisur edhe nga raporti i OSBE/ODIHR.
“Do ta çoja në Gjykatën e Strasburgut, çështjen e zgjedhjeve vendore nëse Gjykata Kushtetuese, do i shpallte si kushtetuese. Unë do zbatoja vendimin e Gjykatës si President, por unë prisja që Gjykata Kushtetuese, t'i shpallte antikushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit 2019 nisur dhe nga raporti OSBE/ODIHR, si dhe mos publikimi i dekretit të Presidentit, për datën e zgjedhjeve në Fletoren Zyrtare. Unë si President, këtë vendim kam pritur, që zgjedhjet më pas të bëheshin në të gjithë vendin. Ndaj dhe unë tani kam nisur një procedurë dhe jam i vendosur për të ecur përpara në këtë proces. Shpallja e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore, nuk ka lidhje me Bashën dhe as me ndonjë parti tjetër. Nëse partitë nuk janë gati për të hyrë në zgjedhje, atëherë le të dalin kandidatë të pavarur dhe çdo qytetar që do të kandidojë”-tha Meta.
Lajmi kryesor:
Meta: Më shtohet respekti për Ramiz Alinë kur shoh Bashën! Politikan qoftesh që s'largohet kur humbet! Nëse partitë s’janë gati për zgjedhjet e pjesshme, të dalin kandidatë të pavarur qytetarët
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.7%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 2801
Lajme të tjera
-
Sulmet ndaj SPAK dhe ‘spastrimet’ në parti, Ilir Meta sonte në 21:00 në 'Frontline' në Report Tv
25 Prill, 10:25
-
Meta në Vlorë: ‘Nëndetësja 105’ është kthyer në bazë, Sazani do jetë aty ka qenë jetë e mot
24 Prill, 14:56
-
INTERVISTA/ Arrestimet e ‘5D’ Rama për Report Tv: SPAK le t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit! 'Emisioni i RAI3', Kryeministri: Shqipëria u sulmua me duart e italianëve, malli nga Tirana
24 Prill, 14:25
-
Konventa e Partisë së Lirisë, Ilir Metës i del rivali në garën për president
24 Prill, 13:54
-
PD 2 amendamente për SPAK : Prokurorët të kenë ndihmesa! Tahiri u lirua në Elbasan, vendimet t’i japë vetëm GJKKO
24 Prill, 12:30
-
Basha akuza Metës: Pazarxhi kronik, nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Xhaçka sërish në Kushtetuese? Shërbim ndaj Ramës! Begaj të shpërndante Kuvendin
24 Prill, 11:22
-
Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milionë shqiptarë plus
24 Prill, 08:47
-
Lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës
23 Prill, 22:08
-
Mero Baze: Intifada e Ilir Metës kundër SPAK
23 Prill, 22:02
-
Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar
23 Prill, 21:39
-
‘Prokuroria, gjykatat ishin të korruptuara’, Ngjela: SPAK arritje e madhe! Meta sulmon Dumanin se kërkon mbrojtje publike, ka humbur ekuilibrin
23 Prill, 19:49
-
'Sufllaqe nga qielli nuk bien më', Meta: Kush ka mendim ndryshe le të ngjitet në një paralele më të gjatë se ajo që hipa unë
23 Prill, 19:43