Meta shpërndan mesazhin e Papës: Në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritëm që jetojnë jetë të dyfishtë

Meta shpërndan mesazhin e Papës: Në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritëm që jetojnë jetë të dyfishtë

Presidenti Ilir Meta

Mesazh aktual për shoqërinë tonë e ka cilësuar presidenti Ilir Meta fjalën e Papa Françeskut për hipokrizinë. Në fjalën e Papës, të shpërndarë nga presidenti, nënvizohet se në politike nuk është gjë e rrallë që të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike dhe atë private, që ndryshojnë si nata me ditën.

'Në audiencën e sotme të përgjithshme Papa Françesku u ndal tek “virusi i hipokrizisë”.

"Çfarë është hipokrizia? Është frikë përballë së vërtetës. Hipokriti ka frikë se mund të dalë në shesh e vërteta. I pëlqen më shumë të shtiret, sesa të jetë vetvetja. Shpesh hipokrizia fshihet në vendin e punës, ku ndokush përpiqet të shtiret si mik me kolegët, ndërsa nuk synon tjetër gjë, veçse t’i godasë mbas shpine. Në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën.

Nuk duhet t’i harrojmë kurrë fjalët e Zotit: ‘FJALA JUAJ LE TË JETË: PO, PO; JO, JO!"

'Mesazh kaq aktual edhe për shoqërinë tonë!'- shkruan Meta.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O koklope: 23/02/2023 01:07

    Ty te shkerdhefte papa e Vatikani megjithe cfar ke o spiun hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!