Presidenti Ilir Meta, përmes një statusi në rrjete sociale, ka reaguar në lidhje me shpopullimin e vendit. Meta e quan shpopullimin e Shqipërisë një projekt të qëllimshëm antikombëtar.

Kreu i shtetit thekson se vendi ynë ka sot nevojë më shumë se kurrë për besim dhe shpresë, që shqiponjat të kthehen e të qëndrojnë në folenë e tyre.

Sakaq, Presidenti Meta thotë se duhet të bëhemi të gjithë bashkë kundër shpopullimit të Shqipërisë.

Shpopullimi i Shqipërisë është një projekt i qëllimshëm antikombëtar. Më shumë se kurrë, Shqipëria ka sot nevojë për shpresë dhe besim, që shqiponjat të kthehen dhe të qëndrojnë në folenë e tyre, ku të jetojnë të qetë dhe të ndërtojnë të ardhmen e sigurt europiane! Të gjithë bashkë kundër shpopullimit të Shqipërisë!”-shkruan Meta në rrjete sociale.

Kjo nuk është hera e parë që Presidenti Ilir Meta flet për shpopullimin e vendit, duket e cilësuar situatën alarmante. Por në reagimet e kreut të shtetit shpeshherë nuk kanë munguar as sulmet ndaj qeverisë, të cilën e bën përgjegjëse për largimin e qytetarëve, kryesisht të rinjve nga Shqipëria.