Meta: Shpresojmë të votohen 3
ligjet, kjo KQZ e papranueshme

Meta: Shpresojmë të votohen 3<br />
ligjet, kjo KQZ e papranueshme<br />
TIRANE - Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta vijon të shigjetojë sërish ish-aleatin e tij në qeverisje, kryemistrin e vendit, Sali Berisha.

Ndërsa prezantoi Kejdi Mehmetajn si kandidaten e kësaj force politike për njësinë numër 10 në kryeqytet, Meta u shpreh se shqetësimi i vetëm i kryeministrit Berisha është si të mbajë karrigen, ndryshe nga Lëvizja Socialiste për Integrim që mendon si të vërë Shqipërinë në punë.

“I vetmi shqetësim për të është si të mbajë karrigen, si të mos e lëshojë karrigen, ndërsa shqetësimi ynë është si të vëmë Shqipërinë në punë, si të hapim vende të reja pune për të rinjtë dhe për të rejat, si t’u garantojmë një perspektivë, sepse Shqipëria për fat të keq ndodhet në një stanjacion, ndodhet në një ngërç, jo vetëm politik, por edhe ekonomik. Dhe natyrisht që ne nuk mund të pajtohemi me këtë situatë dhe në radhë të parë nuk mund ta pajtohen të rinjtë dhe të rejat që janë këtu në Njësinë 10, në të gjithë Tiranën dhe në të gjithë Shqipërinë. Vetëm me një rini aktive ne do ta vëmë Shqipërinë në punë. Ndërsa problemin e premtimit të Berishës, që mos ta lëshojë karrigen e kemi zgjidhur, atij karrigen do t’ia japim ta marrë me vete bazuar edhe në ligjin që ai ka nxjerrë Shqipëria 1 euro. Ndërsa Shqipëria do të ecë përpara. "

META: SHPRESOJME TE HENEN TE VOTOJME 3 LIGJET
Meta tha se shpresonte që të hënën të mblidhet parlamenti për të votuar 3 ligjet.
"Ne jemi një forcë konstruktive, jemi një forcë pozitive, edhe për çështjen e tre ligjeve ne kemi dhenë një propozim shumë konkret, një kompromis. Shpresojmë që ditën e hënë këto tre ligje të votohen dhe t’i krijojmë mundësinë Shqipërisë të ecë më shpejt për marrjen e statusit të vendit kandidat, sepse kjo do të thotë më shumë mbështetje financiare nge BE-ja, më shumë projekte, më shumë vende të reja pune për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, që dëshirojnë të kenë një të ardhme evropiane këtu në zemër të Tiranës dhe kudo në Shqipëri”, - tha Meta.

META: E PAPRANUESHME QE KQZ TE FUNKSIONOJE ME 4 ANETARE
Ndërkohë theksoi se është i papranueshëm funksionimi i KQZ-së, me katër anëtarë.
"Njësia 10 është në zemër të Tiranës dhe jam i bindur se do të rrahë me pulsin e të rinjve dhe të rejave që nuk mund të pranojnë që vendi të vazhdojë të jetë i vetmi që bën zgjedhje me gjysmë KQZ-je dhe që ka probleme të tilla, të cilat nuk na nderojnë pas 22 vitesh pluralizëm politik dhe demokraci”.

"Nuk mund të pranojmë që vendi të vazhdojë të jetë i vetmi që bën zgjedhje me gjysmë KQZ dhe që ka probleme të tilla të cilat nuk na nderojnë pas 22 vitesh pluralizëm politik”,-tha kreu i LSI-së.

Meta tha se  më 23 qershor duke votuar për LSI-në dhe duke realizuar në mënyrë të sigurt rotacionin politik, "i japim një mundësi të madhe të gjithë shqiptarëve të ndihen të lehtësuar më 24 qershor, të ndihen të bashkuar dhe të bashkëpunojmë të gjithë që e gjithë Shqipëria të ecë më shpejt, të gjithë shqiptarët të ecin më shpejt, e gjithë Tirana të ecë më shpejt."

Meta ndër të tjera, u shpreh se politika shqiptare ka nevojë për kontributin dhe angazhimin e të rinjve, dhe forca e tij politike e ka kuptuar me kohë këtë fakt.

Redaksia Online
(e.b/b.y/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari